Tuesday, January 30, 2007

Bënte ftohtë në Prishtinë

Urim Bajrami

Në Prishtinë bënte shumë ftohtë. Jo nga bora e bukur që ra të shtunën e shkuar dhe gëzoi pas shumë kohësh prishtinasit. As nga pakoja e Ahtisaarit, që nuk konsiderohet më "surprizë". Më së shumti "mërdhinin" nga korrupsioni. Po, vërtet. Në kryeqytetin e Kosovës ekzistonte një hamendje popullore, thuajse e tmerrshme për korrupsionin. Për më tepër, që ishte shumë e vështirë t‘i ngushëlloje kosovarët. Janë gati t‘ia bëjnë "bam" një ditë të bukur e të shpërthejnë, sepse po u soset durimi. Duan me çdo kusht t‘i tregojnë bëmat e politikës dhe politikanëve të tyre. Jo vetëm për ata. Kosovarët tregojnë edhe për administratën e huaj "që nuk i gjenden këmbët".

Flasin dhe për Agronin, menaxherin e vetëm të pakorruptuar të Aeroportit të Prishtinës. Raportet për korrupsionin te Autoriteti Aeroportual kanë arritur deri tek eprorët e UNMIK-ut jashtë Kosovës, por masat ndëshkuese nuk mbërritën kurrë në Prishtinë. I vetmi që u ndëshkua nga shefi në ikje ishte menaxheri i pakorruptuar. Sigurisht, ironia në raste të tilla, është më shumë se ekstreme. "Nuk mundej me punu ma me hajnat". Dhe ‘hajnat‘ janë shtuar shumë këto kohë në Kosovë. Janë politikanë, ministra, ministresha, zëvendës të tyre, botues a pronarë mediash, biznesmenë. Nuk ka më tabu. Ose më saktë nuk ka mbetur asnjë e tillë.

Në qarqet gazetareske qarkullonte raporti disafaqësh i një organizate antikorrupsion, të cilit ishte e pamundur të mos i besoje, pavarësisht dyshimeve ndaj tij, të dhënave të mbledhura apo spekulimeve të deritanishme me fjalën "antikorrupsion". Edhe pse, ndër të tjera, në këtë investigim përfshihej kryeministri i Kosovës dhe 6 nga 15 ministrat e tij, nuk ishte regjistruar asnjë reagim zyrtar nga "të përgojuarit", përjashtuar ministrin e Tregtisë dhe Industrisë. Asnjë reagim tjetër për besë. Frikë për të kundërshtuar apo nënvlerësim për median? Qëndrojnë ndoshta të dyja arsyet. Për shumë arsye, po siç duket, frika është më kryesorja. Në pritje të pavarësisë, politikë-bërësit dhe qeveritarët e Kosovës kanë konsoliduar lidhjet e tyre nepotike, sa konsiderohet thuajse e pamundur "acarja e tyre". Edhe pse të pozicionuar në llogore të shumta e të ndryshme, kur vjen fjala për ‘evro", ata bashkohen pa më të voglin hezitim. Është pak e rëndë të thuhet, por ja që është e vërtetë. Ata, më shpejt i bashkon paraja, sesa pavarësia që e presin prej vitesh. Por mund të jetë edhe arsyeja e dytë, pra nënvlerësimi i medias. Nuk ka asgjë për t‘u çuditur, porsa kohë që në sirtarët e UNMIK-ut flenë dhjetëra raporte auditimi për institucionet kosovare. Askush nuk e merr përsipër përgjegjësinë e të tregojë pse mungon transparenca mbi përdorimin e parave publike. Raporti i fundit që botoi media kosovare është veçse ajsbergu i asaj që pretendohet të ketë ndodhur realisht me fondet publike prej disa miliarda eurosh në Kosovën ende të pavarur. Ah, se desh harruam. Janë publikuar disa auditime, fare sipërfaqësore. Dhe e dini se ç‘përmbajnë ato? As më shumë e as më pak janë "një përrallë nga e kaluara". Zyrtarët e sotëm tregojnë për korrupsionin e atyre që zëvendësuan dje, madje dhe duke i justifikuar në shumë raste me "shkelje të parëndësishme". Nuk thonë asgjë për atë çfarë po bëjnë vetë ata, për paratë që shpenzojnë apo për akuzat që u adresojnë ato fare pak media të guximshme. E sa për këto të fundit, duhet pranuar se po shkojnë drejt gishtave të dorës. Këtë e pranojnë vetë punëtorët e medias kosovare. Ata tregojnë për gjobat që vendosin ende ish-zyrtarë të lartë të qeverisë, biznesmenët që po kontrollojnë përditë e më shumë median, shantazh-politikën apo lidhjet e shumta nepotike, që nuk i bashkon as gjaku më shumë se korrupsioni i përbashkët. Statusi, standardet, pakoja magjike e zotit Ahtisaari, pavarësia, e kushtëzuar apo e plotë, nuk janë më tema dite në Kosovë.

Tani është korrupsioni që bën ministri, zyrtari i shtetit, biznesmeni që ka lidhur krushqi me politikën, përfaqësuesi i administratës të dërguar nga OKB-ja. Është "ajo gjë e zezë" që po e kërcënon seriozisht Kosovën, sepse pjell varfëri, krim dhe hakmarrje. Jo vetëm kaq. Po instalon një praktikë, e cila për shtetin më të ri që po lind në botë, do të ketë pasoja afatgjata e të rrezikshme për institucionet e tij. Në Kosovë nuk ka më "gjëra të paprekshme". As Presidenti i ndjerë, as familja e tij, as dëshmorët e luftës për pavarësi, ashtu sikurse edhe as drejtuesit e tyre të dikurshëm. As parlamenti, as kryeministri dhe ministrat e tij nuk janë të paprekshëm. Ashtu sikurse nuk është i paprekshëm statusi i saj, që po shantazhohet nga paraja e keqpërdorur e qytetarëve kosovarë. Aq më pak politikanët-biznesmenë apo biznesmenët-politikanë. I paprekshëm ka mbetur vetëm korrupsioni. Ndaj në Prishtinë bënte një i ftohtë acar. Jo më pak edhe në Shqipëri

marrë nga gazeta Shqip

Friday, January 26, 2007

U.N. Kosovo Plan to Focus On Minority Rights Protection - Envoy

By Plamena Stoyanova

PRISTINA (Serbia), January 24 (SeeNews) - U.N. Kosovo envoy Martti Ahtisaari said on Wednesday his plan for the future of the volatile Serbian province - to be unveiled on Friday - focuses on minority rights protection.

"My settlement proposal focuses strongly on the protection of minority rights. It provides the foundation for a democratic and multi-ethnic Kosovo in which the rights and interests of all members of its communities are firmly guaranteed and protected by institutions based on the rule of law," the former Finnish President told the Council of Europe's parliamentary assembly.

Ahtisaari is to outline on Friday in Vienna his plan to the Contact Group - the six nations represented in the U.N. Mission in Kosovo (UNMIK) - U.S.A., Britain, Germany, France, Italy and Russia. Then he will travel on February 2 to Pristina, Kosovo's administrative centre and to Serbia's capital Belgrade to present to the rival factions his status proposal and for further discussions.

"One of the key challenges in our proposal has been to define the scope and scale of the international community and its future engagements in Kosovo. In the past few months this process had moved considerably. A future international civilian representative is envisaged whose mandate will be to supervise the implementation of the settlement and who would also be the EU special representative. A co-ordination mechanism with other international organisations, including the Council of Europe, will also be essential to ensure that these organisations will work together effectively in Kosovo," Ahtisaari said, without giving further details.

Analysts said the talks are likely to last through February and this would disrupt negotiations on forming a coalition government in Serbia following Sunday's inconclusive general elections. They warned that undue delay would anger the southern province's ethnic-Albanian majority.

Kosovo, a province of some two million people, has been a U.N. protectorate since 1999 when NATO bombing stopped a Serb crackdown on rebel ethnic-Albanians.

The majority ethnic Albanians seek independence but Serbs recently approved a new constitution which says Kosovo is an indivisible part of Serbia.

ANNOUNCEMENT POSTPONED

The decision on Kosovo's status was expected by the end of 2006, but Ahtisaari postponed the announcement in November until after the Serbian elections for fear of strengthening ultranationalist Radicals with an unpopular ruling.

"The consultations will happen exactly during the difficult weeks when coalition talks [in Serbia] are undertaken, and that is certainly not very supportive. The still-in-office government of (Prime Minister Vojislav) Kostunica is rather paralysed and has to concentrate on coalition negotiations which means that no progress in the Kosovo talks can be expected," Franz-Lothar Altmann, the head of the Balkan research section at the German Institute for International and Security Affairs told SeeNews.

In Sunday's poll, the ultranationalist Radicals won most votes but remained short of an outright majority. Now outgoing conservative premier Kostunica is seen as holding the key to the forming of a new coalition cabinet.

The Radicals emerged as the biggest party in parliament, winning 28% of the vote. Their traditional rivals, the pro-West Democratic Party (DS) of President Boris Tadic was second with 23%. The conservative coalition led by Kostunica lagged behind with 17% of the vote. Kostunica, however, retains a key position, as no coalition could be formed in the new parliament without his support.

"Whatever the Serbian government will be this will not affect the Kosovo question because all the major parties have in principle the same attitude, standpoint vis-а-vis the Kosovo issue: Kosovo must remain part of Serbia. But what might differ is how the new government will react to Ahtisaari's paper:

" A government headed by Kostunica may be more stiff than one headed by a prime minister from the DS. The latter might be somewhat more open to accept the reality, which is the definite loss of Kosovo, and will concentrate more on getting out of the negotiations the best it can. But it is also not yet clear whether the Albanians will be content with Ahtisaari's paper," Altmann said.

"The status depends only on the international community, which assigned status frames last year, saying Kosovo could not return to the position before 1999. The international community knew a long time ago what the epilogue of the Kosovo battle would be, but it waits for the right time to make this decision public," Asdren Osaj, journalist at the Kosovo-based media KosovaLive told SeeNews.

"Ahtisaari will try to get their [Serbia's and ethnic Albanians] approval on February 2- which will very probably not be the case. And these consultations could last until the end of the month. Very much depends how the wrapping, the wording of the proposal will be. It should be in a form that gives leeway for interpretation. If each side can interpret the contents in its interest because the wording is rather open and neither contains the word independence nor the notion that it remains part of Serbia, then there might be a small chance that both sides can live with it," Altmann said.

"A determination should be made as promised by the end of February. But I think that the international community will wait until after Serbia forms its new government, although there are not such official statements. President Ahtisaari says that the meetings in February will not be the traditional negotiations, but only consultations. But these consultations could last until the formation of Serbia's government.

"The international community is the only system which can decide how long it can keep the status quo and what will be the consequences not only to Kosovo and to the peace of Kosovo, but also to the whole Balkan region. Kosovo people think that there were enough promises and the delaying of the determination could risk the Balkans," Osaj said.

It is not yet clear if Ahtisaari will make the status package public during Friday's meeting in Vienna. Ahtisaari is expected to present his status proposal to the U.N. Security Council for a vote in February or early March.

--
Plamena Stoyanova, është gazetare nw agjencinë bullgare të lajmeve
SeeNews Corporate Wire

Friday, January 19, 2007

Rugova: idealiteti e vizionariteti

Shkruan:Mr. Vehbi Miftari

A mund të shkruhet për idealitetin e një njeriu nëse teksti nuk e përfill edhe një lloj vizionariteti të tij? Por, a mundet po kështu të shkruhet për vizionaritetin e tij, sado i dukshëm dhe i pashembullt të jetë ai, pa e përfillur përmasën e idealitetit, jo vetëm të atij personal, por, mbi të gjitha madje, përmasën e idealitetit kolektiv, ose të kolektivitetit si masë për drejtpeshimin substancial a etnik? Dhe, në fund, sikur na mëson historia e filozofisë, a mund të shkruhet për idealitetin e vizionaritetin e një njeriu a të një epoke pa e përfillur dimensionin paksa utopik të tyre? A mund të shkruhet, pra, për idealitetin e dr. Ibrahim Rugovës, njeriut që i lidhi nyje të kaluarën dhe të ardhmen e shqiptarëve në një të sotme e cila, sipas shën Augustinit është vetëm një moment i cili përfshin gjithë përmasën historike, sikundër që përfshin po ashtu edhe të ardhmen e njerëzimit? Dhe më tej, çfarë mund të shkruhet pra për idealitetin e dr. Rugovës nëse atë nuk e shohim si një moment fati historik, i cili është sjellë për të ndërlidhur rilindjen e historisë mijëvjeçarë, para së gjithash në trajtë të mendësisë së tejbartur për nacionin, me përmasën e pritshme të saj në një projekt të pamatshëm për shpëtimin e etnisë? Më duket se kjo përpjekje për të ndërlidhur atë që quhet epokë e dr. Rugovës (vitet 1989-2006) si një moment i lëvizshëm, i papërfillshëm ndonjëherë, por i papërsëritshëm në asnjë aspekt, me projektin për të hetuar vizionaritetin e një figure po ashtu të papërsëritshme politike, sikur është ajo e dr. Rugovës, është esenciale për të kuptuar drejt jo vetëm filozofinë e tij politike, por edhe madhështinë e një projekti nacional, i cili mbështetet në rikrijimin e traditës dhe në aplikimin e saj si normë për të projektuar kodet nacional brenda bashkësisë së vlerave universale, ose ballafaqim të kodeve të esencialitetit me kodet e ekzistencialitetit, përkatësisht alteritetit me universalitetin. Sprovë e këtij shkrimi mbetet përpjekja për të argumentuar se projekti nacional i dr. Rugovës, duke kaluar nëpër të gjitha hallkat e idealitetit, mbetet megjithatë sprova më realiste për të ndërtuar shtetin e ri (të vjetër) të Dardanisë antike. Dhe, në fund, çfarë mund të shkruhet për njeriun i cili për të gjallë të tij është cilësuar herë si “monument kulture dhe historie të shqiptarëve” (S. Hamiti) e herë tjetër si “profet i sjellë enkas për të zgjidhur fatin e shqiptarëve” (Mari Fransua Allen) - në njërën anë, por i cili për të gjallë të tij e ka njohur mohimin, njësoj si Krishti, për shkak të moskuptimit a të keqkuptimit të herahershëm - në anën tjetër? Mbase pikërisht këtu duhet të nisë kërkimi.

Idealiteti kulturor / “Idealiteti” politik

Idealiteti i dr. Rugovës, nis si idealitet kulturor, brenda qarkut kulturor të Pirshtinës, i cili lidhet me emra të shquar të kulturës e të letrave, dhe kapërcen në idealitetin politik të fundviteve ’80, i cili është po kështu produkt i këtij qarku. “Krijuam një rreth të mendimit të hapur ndaj tendencave të reja... ishte një grup pak i fortë, jo nacionalist (i hapur ndaj botës), por modern, me një orientim nacional” (Çështja e Kosovës).
Studimi i veprës së Pjetër Bogdanit e shndërroi përmasën e ideales në vizion e Rugovës për të tashmen e të ardhmen e shqiptarëve, kurse figura e tij shkencore e letrare në udhërrëfyes intelektual për të njohur dhe për të përdorur vlerat e mirëfillta kulturore nacionale në shërbim të krijimit të një platforme politike. Kapërcimi është ndoshta krejtësisht i pahetueshëm, por po kështu ai është pjesë e komunikimit intensiv të një elite kulturore e intelektual me historinë e me traditën nacionale, si dhe e përfshirjes së saj brenda një projekti të politikës nacionale.Arqipeshkvi i Shkodrës është figura mishëruese kulturore e intelektuale, letrare po se po, të dr. Rugovës dhe unë hedh tezën time këtu se identifikimi me një kulturë e cila i kërkon rrënjët e veta në kodet biblike është tezë intelektuale e cila i ka shërbyer si taban filozofisë politike të dr. Rugovës, veçanërisht në të është mbrujtur modeli i përfaqësimit brenda sistemit filozofik, të cilin e synonte veçan dr. Rugova. Ky model përfaqësimi kishte gjenezën në formulën bogdaniane: nga antikiteti (si zanafillë e mendimit racional), përmes mendimit teologjik në një filozofi racionaliste dhe humaniste. Kushdo që do ta shqyrtojë modelin politik të dr. Rugovës, sot ose nesër, do të ballafaqohet më këtë linjë të përfaqësimit dhe çfarëdo kërkimi në esencën e papërsëritshme të këtij modeli do të kalojë nëpër këto shkallë. Idealiteti i tij politik është produkt i mendimit intelektual dhe ky mendim është sprovë për të njohur përmasën e idealitetit dhe të humanitetit në një teori që bart parimin moral të njohjes së lirisë universale. Kapërcimi, veçse, është i shkallëshkallshëm:

1. Bogdani i Rugovës mbyllej si kërkim në vitin 1981, kur hapej perdja e zymtë e ndjekjeve për shkak të përkatësisë etnike a kulturore dhe kur zërat për njohjen e lirisë së individit shtoheshin. Kalojeni lapsin nëpër kohë dhe ja ku do të shfaqet modeli i urtësisë teksa bluan nëpër mendje renë e tymtë të autoblindave. Identifikimi me objektin e studimit, ndonjëherë është jo vetëm shenjë e kërkimit, por edhe e sprovimit të modeleve nëpër kohë. Kjo është kthesa e madhe, por që prek vetëm intelektin.
2. Interesimi për njohjen e teorisë së pushtetit dhe veçanërisht e raportit mes strukturës intelektuale dhe pushtetit, nën influencën e teoricienit Roland Barthes, përbënin natyrshëm premisën e veprimit të tij politik. Krijohej dalëngadalë premisa edhe për hapje jo vetëm ndaj kulturës nacionale, por edhe ndaj pjesëmarrjes aktive në një projekt nacional politik. Kjo është pika e dytë e kthesës nga idealiteti kulturor bë vizionaritet politik. Tashmë ajo nënkupton veprimin, por, sikur e thotë vetë dr. Rugova, intelektuali është mbështetja e fundit e popullit dhe ai po hynte në politikë “për të mbrojtur”: “Pozita e intelektualit inspiron një lloj koncepti të punës politike: duhet të jetë i rregullt, për të favorizuar shansin, por nuk duhet të rrijë e të presë që të bëhen ndryshime me mrekulli”.
3. Tradita nacionale e shqiptarëve në idealitetin e dr. Rugovës e mbështet identitetin kolektiv. Një tip i ekzistencës kulturore qe krijuar qysh me Lidhjen e Prizrenit, dhe tradita e kultivimit të saj ka vazhduar deri më sot. Teoria e urtakut duket të ketë mbijetuar edhe para ngarendjeve të nxitësve të marathonomakut ndër shqiptarë dhe njeriu meditans duket të ketë qenë shtyllë e veprimit për çfarëdo lloj njeriu militans. Nuk më duket reale asnjë lloj përpjekjeje për “prerje” mes asaj që mund të quhet produkt i intelektualizmit politik të fillimviteve ’90, të identifikuar me figurën e Rugovës, dhe veprimit politik të fundviteve ’90. Është normale që teoria gjithnjë e nënkupton veprimin, prandaj çfarëdo përpjekje për ta cilësuar lëvizjen politike të viteve ’90 si lëvizje të papërfshirë nga veprimi është i papeshë. Doktrina e dikurshme politike është u materializua në rezistencë kolektive, si produkt i intelektualizmit dhe i përfshirjes së tij në krijimin e vizionit politik. Kjo përbën pikën e tretë të kapërcimit nga modeli i përfaqësimit intelektual në modelin e veprimit politik dhe asnjë shfletim i historisë nuk mund të mos e hetojë këtë ndryshim. Gjithë ç’ka ndodhur pas këtij akordimi të mjeteve politike dhe kapaciteteve intelektuale në shërbim të krijimit të vizionaritetit politik do të jetë pjesë e një filozofie politike të papërsëritshme në Evropën e shekullit të XX.
4. Në vitin 1980, kur po përfundonte librin “Strategjia e kuptimit”, Rugova mbase pahetueshëm po i hapte dyert e konsolidimit të një mendimi bashkëkohor për atë që njihej si vdekje e kuptimit. Përtej monopolit ideologjik të këtij kuptimi, ai gjente thellësinë e kuptimit të lirë, i cili, i hetuar brenda kontekstit politik në të cilin e nisi veprimtarinë politike dr. Rugova, po sidomos artificin e filozofisë së tij politike, përkthehet në strategji kreative vetjake, e mbështetur në parimin e kuptimsisë përtej ideologjisë dhe e mbështetjes së vlerave dinamike, si pjesë të procesit. Refuzimi estetik, libri tjetër i tij, tashmë e gjen të artikuluar kërkesën për të ndërlidhur rolin e politikanit me “fuqinë e lirisë”, të thelluar nëpër katedrat universitare, një shteg për kapërcimin nga niveli i intelektualizmit pasiv në fytyrë politike aktive. Kjo përbën shkallën tjetër jo vetëm të angazhimit të tij politik, por edhe të formës së përfaqësimit të vizionit të tij të ardhshëm politik për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
5. Me përmasën e përkushtimit ndaj vlerave intelektuale, me fuqinë e maturisë dhe të disiplinës Rugova imponohej ngadalë por qartë në gjirin e intelegjencisë së Kosovës, duke ndërtuar qysh në fillimet vlerën e ilustrimit. Ky lloj emenacioni kulturor ndikoi paskajshmërisht shumë në emancipimin e një klase të intelektualëve në Kosovë, përkundër që pozita e tij prej ilustruesi mbetej disi e paqartë, paradoksale mbase, diku në tehun mes traditës dhe modernes. Prej këtej mbase edhe gjykimet për përkatësinë evropiane të shqiptarëve, si dhe për përkatësinë religjioze të tyre, duke krijuar lidhjen mes tabanit etnik dhe atij kulturor, të trajtuar deri në imtësi, për të nxjerrë përfundimin për kulturën e hershme shqiptare si kulturë të krishterë dhe evropiane, si dhe për modifikimet e saj nga shtysa historike, me produkt “islamin simbolik” për një pjesë të madhe të popullit të saj. Sidoqoftë, pikërisht kjo pozitë “paradoksale” ka krijuar sensin e tij të idealitetit kulturor që i kapërcen përmasat e vetvetes dhe shndërrohet në vizion me premisa të pastra politike. Kjo, mbase, është pika vendimtare e kapërcimit nga idealiteti kulturor në përmasën e angazhimit politik, duke krijuar paraprakisht tharmin e një projekti të saktë politik.

Vizionariteti përmbi idealitetin

Përkatësia ndaj kulturës shqiptare ishte e mbrujtur në rrënjët familjare, por po kështu edhe në historinë e saj. “Ekzistonte një kult “spontan” i kulturës shqiptare në familje, i mbështetur në kulturën orale, në glorifikimin e figurave të mëdha historike”. Por, cila është “prerja” mes kulturës dhe veprimit politik të dr. Rugova. Si shpërfaqet idealiteti i tij kulturor, përmasa e kulturës personale dhe familjare, si dhe dija e vjelë në universitete të ndryshëm, veçanërisht tezat për lidhshmërinë e intelektualizmit modern dhe strukturave të pushtetit, mësime të nxjerra nga teoritë strukturaliste, ose “infektimi” me demokracinë, sikur e quan vetë? Nëse kemi parasysh formimin e tij kulturor dhe intelektual, kapacitetin e tij enorm për të ndërlidhur traditën me vlerat universale, koncepcioni konstruktiv politik i tij mbështet jo vetëm në teoritë, por edhe në rrjedhën historike të përfaqësimit të kërkesave nacionale, në të cilën, së paku nga shekulli XIX, tradita nacionale e mbështet identitetin kolektiv. Për ilustrim, vetëm po nënvizoj se filozofia politike e viteve ’90 në Kosovë, edhe pse e lindur në kohën e dhunës së skajshme, nuk pati tjetër mundësi veçse t’i kthehej traditës së mirë të popullit të vet, krahas koncepteve liridashëse, për të cilat përpiqej e tërë bota e qytetëruar. E rëndësishme në gjithë këtë proces ishte se njëri nga kodet nacionale të shqiptarëve, kodi eternal prodhoi lirinë e brendshme, të domosdoshme për një vizion politik i cili do të ndërtohet përmbi traditën nacionale, por i cili do të artikulohet si kërkesë politike duke u ballafaquar në modernistet. Këtu ndodh kapërcimi i madh, prandaj këtu vetëm po veneroj se në projektin politik të dr. Rugovës kjo përbën esencën e madhe të ikjes nga idealiteti në vizionaritet (...).

III. Rugova / Rugovizmi

Ibrahim Rugova e lexonte shumëfish sfidën e antikitetit, besonte në traditën e popullit të vet dhe e ndërtonte modernitetin e tij përmes rikrijimit të shenjave nacionale. Ishte i papërsëritshëm në aftësinë për të gjykuar jo vetëm momentin politik, por edhe vizionin për të ardhmen. I palëkundur nga vendosmëria për të përshkruar të ardhmen, si dhe në vizionin e tij për shtetin e ardhshëm të Dardanisë - Kosovës, shenjat e të cilit i shpaloste me pasion, ai jo rrallë u keqkuptua ose nuk u kuptua. I “humbur” brenda këtij vizionariteti, ai u akuzua ndonjëherë për humbjen e baraspeshës me realitetin politik, por besimi që krijoi te njerëzit e tij e shpëtoi nga çdo kundërshti. Duket, ai ishte një hap para të tjerëve ose para kohës. Kundërshtarët e tij gjenin tek ai modeluesin kryeneç të vizionit politik, por nuk arrinin t’ia kundërvënin asnjë model. Vitet e lulëzimit të tij të madh mbeten gjithsesi vitet 1990 – 1996.
Fytyra e tij ngjan sot me atë të profetit, të cilin fati ua solli shqiptarëve, po ai fat a fatum që ua mori atë ende pa e përmbushur projektin për pavarësinë e vendit të tij. Sidoqoftë, ai mbetet përjetësisht simbol i paqes dhe i pavarësisë së Kosovës, njeri i pakontestueshëm në vizionaritetin politik, kundërshtar ndër më të respektuarit që një rival politik mund ta ketë përballë, sfidues i historisë e i kulturës jo vetëm të popullit të vet, modelues i pashembullt në hartën politike evropiane, jokonvencional gjithsesi, njeri i letrave e i dijeve, i cili kapërcimin në politikë e bëri sikur ai të shënjonte përgjithnjë kthim nga vetvetja, njeri, pra, që e bart sikur kryqin shenjën e sakrificës për t’i promovuar vlerat e demokracisë universale. (Pjesë nga një punim më i gjerë)

Prishtinë, nëntor 2006,

Marre nga Qendra per Informim e Kosoves (QIK)

Thursday, January 4, 2007

KEK-u thotë se furnizimi me rrymë po bëhet sipas planit ABC

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi të mërkurën se pas përfundimit të festave të fundvitit, furnizimi i qytetarëve me energji elektrike do të bëhet sipas planit “ABC”, ku kategoria A do të vazhdojë të furnizohet 24 orë më rrymë.
Me rastin e festave të fundvitit dhe festës së Kurban Bajramit, javën e kaluar, plani ABC qe suspenduar, ndërsa KEK-u kishte premtuar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike, apo eventualisht me reduktime 5 me 1 në favor të dritës.
Në një prononcim për KosovaLive, zëdhënësja e KEK-ut, Donika Kadaj-Bujupi, tha se KEK-u aktualisht në prodhim ka dy blloqe të Termocentralit “Kosova B” më 531 megavatë, një të Termocentralit “Kosova A” më 126 megavatë si dhe hidrocentralin e Ujmanit me 32 megavatë.
Sipas Kadaj-Bujupi, kjo sasi e energjisë mundëson që konsumatorët e kategorisë B të furnizohen 4 orë me energji dhe 2 pa të, kurse ata të kategorisë C do të furnizohen 3 me 3.
Sa i përket reduktimeve të energjisë, që janë përballur disa rajone të Kosovës, sidomos ai i Mitrovicës, Kadaj-Bujupi tha se ato kanë ardhur për shkak të mbingarkesës që është hasur në rrjet gjatë asaj kohe.
KEK-u aktualisht nuk është duke importuar me shumë se 80 megavatë energji elektrike, pasi që vendet e rajonit nuk kanë shprehur gatishmëri që gjatë ditëve të festave të fundvitit t’i shesin energji KEK-ut.
Korporata Energjetike e Kosovës para disa ditësh ka hapur tenderin ndërkombëtar për importin e energjisë për vitin 2007, në të cilin, sipas drejtuesve të KEK-ut, kanë aplikuar kompani të ndryshme dhe aktualisht procesi për përzgjedhjen e kompanisë fituese është në procedurë.

UNMIK: Woolett paditet për marrje të ryshfetit për punësim në aeroport

UNMIK-u konfirmoi të mërkurën se ish-drejtori gjeneral i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), Ioan Woolett, është paditur nga një prokuror ndërkombëtar me akuzën se ka marrë ryshfet nga qytetarët e Kosovës për t'u punësuar në aeroport.
Sipas zëdhënësit të UNMIK-ut, Neeraj Singh, ish-drejtori i ANP-së, Ioan Woolett, është paditur nga një prokuror ndërkombëtar më 19 dhjetor të vitit të kaluar me dyshimin se ka marrë mito nga qytetarët e Kosovës në shkëmbim për t'u punësuar në Aeroportin e Prishtinës.
“Ai akuzohet për pranim të mitos në vlerë prej 3.500 euro, nëpërmjet një biznesmeni lokal, i cili ka kryer punën e ndërmjetësit me qytetarët në shkëmbin për punësim. Dyshimet për korrupsion janë shfaqur në verë të vitit 2004”, tha Singh.
Ai tha gjithashtu se më 19 dhjetor 2006, në një rast tjetër, por të ndërlidhur, janë paditur edhe 10 kosovarë për akuza korrupsioni, katër prej të cilëve janë akuzuar për dhënie të mitos, dy nga të katër personat e lartpërmendur janë akuzuar edhe për kundërvajtje të tregtisë me ndikim.
“Dyshohet se shuma prej 3.500 eurove është ndarë midis tre të akuzuarve, përfshirë Woolett-in për të siguruar punësim për një person në aeroport”, tha Singh.
Ndryshe, para më se një viti Bordi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) ia ka ndërprerë kontratën e punës Woolett-it dhe në vend të tij e ka emëruar James Johnson.

Tuesday, January 2, 2007

AKM e mat suksesin e privatizimit me numrin e ndërmarrjeve të privatizuara

Ndonëse nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) procesi i privatizimit është konsideruar i suksesshëm, ngase sipas tyre, deri më tash nga ky proces janë krijuar rreth 2.600 vende të reja të punës, partitë opozitare, këtë proces e konsiderojnë të ngadalshëm dhe të pafrytshëm.
Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM), Ekrem Tahirit tha për KosovaLive se nga dhjetë raunde të privatizimit që janë shpallur gjatë këtij viti, janë privatizuar gjithsej 248 ndërmarrjeve shoqërore, nga të cilat janë krijuar 417 ndërmarrje të reja.
Tahiri tha se deri më 1 dhjetor të këtij viti, janë nënshkruar 152 kontrata, kurse 91 kontrata të tjera janë në proces të nënshkrimit për transformimin e pronësisë.
Sa i përket shpërndarjes së 20 përqindëshit, shumë kjo e cila iu takon punëtorëve nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, Tahiri tha se në fund të këtij viti vërehet një rritje e madhe në shpejtësinë e shpërndarjes së tij. Ai bëri të ditur se deri më tash punëtorëve u janë ndarë rreth 9,5 milionë euro.
Sipas drejtuesve të Shtyllës IV të UNMIK-ut, e cila udhëheq me AKM-në, shembulli më i mirë që tregon suksesin e procesit të privatizimit gjatë këtij viti është mulliri "M & Sillosi" në Xërxë të Rahovecit.
Ndërmarrja “Sillosi” është blerë nga pronarët e rinj për një milion eurosh me kusht që të investohen 19 milionë euro dhe të punësohen 358 punëtorë.
“M & Sillosi” është kompani private e biznesmenit Edmond Kërliu dhe e kompanisë zvicerane “Ameropa AG”. Kjo kompani është themeluar pas privatizimit të “IMBB Sillosi” në vitin 2005. Ka kapacitet për bluarjen e 600 tonë drithërave në ditë, 35 tonë pastave dhe 4 tonë tjera të gatesave.
Sipas AKM-së, suksese të mëdha me rastin e privatizimit kanë treguar deri më tani fabrika "Llamkos" në Vushtrri, "Trofta" në Istog, "Silcapor" në Han të Elezit etj.
Po ashtu, sukses në prodhimin dhe në eksportin e prodhimeve të tyre po shënojnë edhe ndërmarrjet tashmë të privatizuara si "Birraria e Pejës", "Veraria e Rahovecit", etj.
Mirëpo përkundër këtyre të arriturave, gjatë procesit të privatizimit në Kosovës janë vërejtur edhe disa dobësi, si mosarritja e privatizimit të kompleksit turistik “Brezovica”, mosaktivizimi i Fondit të Mirëbesimit, ku nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në këtë fond deri më tani janë grumbulluar më shumë se 260 milionë euro.
Kështu që mbi 260 milionë euro të Kosovës, vazhdojnë të mbahen të ngrira dhe nuk janë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.
Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) tha për KosovaLive se procesi i privatizimit është dashur që të përfundojë qysh në qershor të këtij viti.
“Absolutisht nuk qëndron ajo se procesi i privatizimit në Kosovë ka qenë i suksesshëm dhe se dështimi më i madh i këtij procesi ka qenë privatizimi i gjigantit metalurgjik ‘Ferronikel’”, tha Xhemajli.
Bordi i AKM-së, në muajin maj të këtij viti ka shpallur fitues të gjigantit metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas, ndërmarrjen angleze “Alferon”, e cila kishte ofertë më të ultë se ndërmarrja “Adi Nikel” për rreth 16 milionë euro.
Për ndërmarrjen “Ferronikeli”, e cila u privatizua me “spin-off” special, në muajin maj, kanë qenë vetëm dy ofertues, kompania “Adi Nikel”, e cila atëbotë edhe është shpallur fituese e përkohshme e tenderit dhe kompania “Alferon”.
Kompania “Adi-Nikel” kishte ofruar për “Ferronikelin” çmimin prej mbi 49 milionë euro, kishte premtuar investime prej 20 milionë euro dhe kishte premtuar punësimin e 1.000 punëtorëve, derisa kompania “Alferon”, ka ofruar çmimin prej 33 milionë euro, investime 20 milionë dhe punësimin e 1 mijë vetave.
Përveç privatizimit të “Ferronikelit” AKM gjatë këtij viti ka kryer privatizimin edhe të disa ndërmarrjeve tjera të mëdha në Kosovë, si, hotelin “Grand”, “Verarinë e Rahovecit” dhe “Birrarinë e Pejës.
Nga shitja e këtyre ndërmarrjeve dhe ndërmarrjeve të serive tjera të privatizimit, Fondi i Mirëbesimit gjatë këtij viti është rritur në rreth 265 milionë euro, ku prej këtyre mjeteve, vetëm 9 milionë euro janë paguar në emër të 20 për qindëshit.
Ndërkaq, sa i përket zhvillimit të ndërmarrjeve publike në vend, sipas drejtuesve të AKM-së, tri objektivat e vitit 2006, janë plotësuar. Gjatë këtij viti pothuajse në tërësi ka përfunduar procesit i korporatizimit për ndërmarrjet kryesore publike, ka filluar korporatizimi i ndërmarrjeve të ujërave dhe mbeturinave, si dhe është bërë deri diku edhe kosovarizimin i menaxhmentit të ndërmarrjeve publike.

“Brezovica” mund të mos privatizohet as gjatë vitit 2007

Kosovarët janë skeptikë se gjatë vitit 2007 do ndodhë privatizimi i qendrës turistike dimërore “Brezovica” në Shtërpcë, pasi që sipas udhëheqësve institucionalë dhe sindikalë, rrjedhat politike rreth qartësimit dhe definimit të statusit politik të vendit, gjatë vitit të ardhëm, do t’i komplikojnë edhe më shumë punët rreth privatizimit të këtij kompleksi.
Kompleksi turistik “Brezovica” ishte paraparë të privatizohet në rrethin e 17 të privatizimit, nëpërmjet metodës së “spin-off special”, ku përpos çmimit të ofruar, investitori obligohet që të zotojë sa do të investojë në ndërmarrje dhe të garantojë punësimin e numrit të caktuar të punëtorëve.
Kompleksi “Brezovica”, i takon komunës së Shtërpcës, e banuar me shumicë serbe. Në kuadër të këtij kompleksi janë hoteli “Narcis”, hoteli “Molika” dhe teleferiku.
Ish-kryesindikalisti i Kosovës, Bahri Shabani, i cili ende zyrtarisht është edhe anëtar i Bordi të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit tha për KosovaLive se UNMIK-u kur është çështja tek privatizimi i kompleksit turistik “Brezovica”, dëshiron që ta këtë pëlqimin e Kuvendit Komunal të Shterpës.
“Kuvendi Komunal i Shtërpcës për këtë çështje dëshiron që ta këtë pëlqimin e qeverisë së Beogradit. Këto gjera po e çojnë drejt komplikimit të kësaj çështje dhe nuk besoj se do të ndodhë shpejtë privatizimi i ‘Brezovicës’’”, tha Shabani.
Vendimi që ky kompleks të privatizohet pas definimit të statusit, sipas Shabanit, nuk është vendim i qëlluar, pasi “pas qartësimit të statusit politik të vendit do të komplikohen edhe më shumë punët.”
Ai këtë pesimizëm e bazon në qëndrimet e Kuvendit Komunal të Shtërpcës.
“Unë nuk shoh që do të këtë mundësi që të këtë një privatizim të këtij kompleksi brenda vitit të ardhshmen”, tha ai.
Nga ana tjetër, drejtues të Shtyllës IV të UNMIK-ut kanë pranuar se gjatë këtij viti, AKM nuk ka mundur ta privatizojë kompleksin turistik “Brezovica”.
Shefi i Shtyllës IV të UNMIK-ut, Paul Acda, ka thënë se mosprivatizimi i kompleksit turistik “Brezovica” nuk është dështim i AKM-së, pasi sipas tij, një gjë të tillë e kanë kërkuar vetë qytetarët e atij lokaliteti.
“Vendimin për shtyrjen e privatizimit të kompleksit “Brezovica” ka ardhur nga Nju Jorku, vetëm pas kërkesës se udhëheqësve lokal që një gjë e tillë të shtyhet për një kohë të caktuar”, tha Acda.
Disa herë është thënë nga drejtues të Shtyllës IV dhe të AKM-së se nëse Qendra Turistike Dimërore "INEX Brezovica" privatizohet, shumë shpejt mund të bëhet pushimorja kryesore në Ballkan, ndërsa nëse nuk privatizohet duhet të mbyllet.
Kjo qendër dimërore, për të cilën kanë shprehur interesin e tyre investitorë nga SHBA-të, Izraeli dhe vendet tjera, është lënë të privatizohet pas definimit të statusit të Kosovës, edhe pse Agjencia Kosovare e Mirëbesimit ka mandatin për t'i privatizuar të gjitha ndërmarrjet shoqërore në vend.
Ndërsa pas zgjidhjes së statusit, kjo ndërmarrje me shumë gjasë do të privatizohet nga Qeveria e Kosovës dhe nuk ka ndonjë garanci se edhe në atë kohë nuk do të ketë kundërshtime nga përfaqësuesit e pushtetit lokal të Shtërpcës. Në mungesë investimeve, kjo ndërmarrje edhe këtë vit do të vazhdojë të funksionojë me kapacitete të pamjaftueshme.