Tuesday, March 1, 2011

Vendimi për ngritjen e pagave dhe udhëheqja etike

Ese
Etika përfaqëson besimin e një individi për atë se cfare është e drejtë apo e gabuar, e mirë apo e keqe, për të na mundësuar ne që të bëjmë gjënë e duhur. Në këtë kuptim sjellja etike është ajo që pranohet si moralisht e mirë dhe e drejtë dhe që është e kundërta me sjelljen e keqe dhe të gabuar në një rrethanë apo mjedis të caktuar.

Qëllimi i kësaj eseje është që të analizojmë vendimin apo vendimet e menaxherëve në shumë aspekte, sidomos në aspektin etik dhe social.
Duke e analizuar këtë vendim dhe duke e krahasuar edhe me literaturën që flet për etiken e menaxherit, në rastin tonë lidershipin ne do të mundohemi që të japim një konkludim se a ka qenë i bazuar vendim dhe sa është apo janë respektuar kodet etike.
Vendimin e qeverisë për ngritjen e pagave e kemi marrë për shqyrtimin sepse në aspektin praktik pozita e kryeministrit apo udhëheqësit të gjithsecilës qeveri mund të kuptohet edhe si pozite e menaxherit. E them ketë sepse në bazë të të gjitha dispozitave ligjore kryeministri është udhëheqës i ekzekutivit, pra është menaxheri i cili udhëheq me projektet dhe buxhetin e shtetit.
Ndërkaq nëse e analizojmë në aspektin teorik kryeministri i vendit është lider i një partie politike e cila është aktualisht partia me e madhe, e cila i ka mundësuar të parin të saj që ta këtë edhe pozitën e kryeministrit.
E kemi marre ketë vendim për ta analizuar se ne mendojmë se qeveria e shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës (Kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi është shkarkuar nga ky post pas votimit të mosbesimit për qeverinë e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në nëntor të vitit të kaluar. Nocioni i mosbesimit erdhi pasi nga koalicioni qeveritar doli partia partnere LDK) ka shkelur në mënyrë të hapur disa nga teoritë kryesore të etikes dhe udhëheqjes se pastër parimet kryesor të etikes siç janë Teoria e te drejtave, teoria e të mirës së përgjithshme , teoria e ndershmërisë, teoria e dobishmërisë dhe teoria e etikes se virtytit.
Qeveria e vendit me marrjen e këtij vendimi ka rrezikuar rëndë të humbëse ndihmën financiare për vitin 2011 prej 200 milionë euro nga FMN-ja. Këtë për shkak se nuk i është përmbajtur marrëveshjes për mosrritjen 50 për qind të pagave. Rritja e pagave ka kthyer marrëveshjen me FMN-në në nivelin zero, prandaj çdo ndryshim buxhetor dhe çdo aprovim potencial nga Parlamenti i Republikës nuk mund të bëhet pa një nënshkrim paraprak të një marrëveshje të re me FMN-në. Me ketë gjë qeveria e vendit ka shkelur parimin e ndershmërisë, parim ky që thotë se përpara se drejtuesi të marrë vendim, duhet të mendoj dhe përcaktoj ndershmërinë dhe pasojat e tij.
Në këtë rast qeveria e vendin ka dështuar ti përmbahet marrëveshjes se nënshkruar me FMN ku palët pajtohen që në Kosovë të mos këtë ngritje të pagave me shumë se 8 për qind.
Ky veprim mund të quhet veprim jo etik për qeverinë e një shteti pasi që marrëveshjet që nënshkruhen me vullnet dhe pa trysni duhet të respektohet dhe zbatohen.

Përmes nxjerrjes se këtij vendimi dhe me vonë anulimit të këtij vendimi (anulimi i vendimit për rritjen e pagave është nxjerre me 1 shkurt të këtij viti), qeveria e vendit ka shkelur edhe parimin etik të të drejtave, që thotë se në çdo vendimmarrje duhen mbrojtur të drejtat bazë morale të të gjithë personave të përfshirë. Disa nga këto të drejta janë e drejta e të vërtetës.
Pse është shkelur ky parim? Është shkelur për shkakun se asnjëherë personat që janë prekur nga ky vendim nuk e kanë pasur të qartë se cfare po ndodh…nuk kanë ditur apo nuk janë njoftuar se si do të zbatohet ky vendim nëse zbatohet, nga do të inkasohen ato të hyra përveç asaj që është thënë se këto të hyra do të sigurohen nga rritja e inkasimit të tatimeve dhe taksave të tjera, mirëpo nuk është qartësuar se si do të inkasohen këto tatime. Duke e bërë këtë, qeveria e Kosovës nuk e ka treguar të vërtetën për gjerat që ndikojnë mbi ne jetën e qytetarëve të Kosovës.

Përveç këtyre dy parimeve qeveria e vendit ka shkelur edhe parimin apo teorinë e të mirës se përbashkët, që thotë se e mira e individi duhet të jetë e pandashme nga e mira e një shoqërie më të gjerë. Kjo do të thotë se vendimi etik është ai prej të cilit përfiton pjesa me e madhe e shoqërisë, pra që hartohet duke pasur në mendje ndikimin që ka mbi komunitetin.
Pse themi që qeveria me nxjerrjen e këtij vendimi ka shkelur teorinë e të mirës se përgjithshme. E themi ketë sepse përmes këtij vendimi qeveria ka rrezikuar që të marrë edhe pjesën apo grantin e mjeteve nga Bashkimi Evropian, grant ky që është zotuar në konferencën e donatorëve për Kosovë. Përmes këtij vendimi qeveria i ka dhenë mundësi që të jetë përfitues një individ apo subjekt politik, e jo masa apo shoqëria. Masa dhe shoqëria kanë rrezikuar që të humbasin edhe ato pak të mira shoqërore. Pra nuk ka përfituar shoqëria nga ky vendim por ka përfituar individi apo subjekti.
Në muajin janar inflacioni ka arritur shifrat prej 7.4 për qind. Krahasuar me një vit me parë, muajin e kaluar çmimi i bukës është ngritur për 33 për qind, i yndyrave për 39.9 për qind , si dhe i transportit për më shumë se 17 për qind.
Ngritje të çmimeve gjatë janarit është vërejtur në çdo artikull ushqimor dhe joushqimore. Ngritja enorme e çmimeve ka goditur në masë të madhe pjesën dërrmuese të qytetarëve të Kosës.(gazeta ZERI, dt.16 shkurt faqe BO4).
Një prej faktorëve që ka ndikuar në rritjen e çmimeve në muajin janar, ndonëse jo thelbësor, ka qenë edhe paralajmërimi i qeverisë që të gjithë shërbyesit civile, mësuesit dhe policet do të marrin pagat me rritje. Me këtë rast ne kuptojmë se qeveria ka shkelur edhe parimin e Dobishmërisë, sipas të cilit vlefshmëria e alternativave duhet bërë duke kapur opsionin që shkakton të mirën me madhe apo demin me të vogël ndaj një numri të madh të popullsisë.
Me këtë vendim dhe me ketë ritëm të ngritjes se çmimeve të shportës del se nuk behët fjale për të mirën e madhe por për demin e madhe që u është shkaktuar një pjesë të popullatës.
Si përfundim, duke e parë se pjesa dërmuese e parimeve të etikes janë shkelur me nxjerrjen e këtij vendimi, mund të konstatojmë se vendimi i qeverisë se shkarkuar ka qene vendim jo etik pasi qe ka nxjerr përfitime vetëm për nxjerrësin e këtij vendimi, e që është kryeministri i vendit, e i cili duke e shfrytëzuar gjendjen e rend ekonomike,(pagat e ulëta) në Kosova ka nxjerr vendim pa mbulesë për ngritjen e pagave, vendim ky i nxjerre gjatë fushatës zgjedhore dhe i cili i garantoj fitoren në zgjedhje.

Investimet në Burimet Njerëzore dhe përformanca e Tyre

Hyrje
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore për një institucion është shumë i rëndësishëm për vet faktit se menaxhimi i mirë i resurseve humane reflekton në mënyrën me të mirë edhe në përformancat që institucioni-kompania dëshiron ti këtë nga qytetari-konsumatori i saj.

Duke e parë këtë rendësi ne ju kemi përkushtuar hartimit të punimi Investimet në Burimet Njerëzorë dhe Përformanca e Tyre, me qëllimin e vetëm që të shohim se sa është institucioni i gatshëm të investoj në ngritjen e kapaciteteve të stafit punues. Në këtë punim ne kemi shqyrtuar gjendjen e tanishme të personelit, cila është ajo, sa është i shkolluar apo kompetent ky personel për kryerjen e punëve për të cilat është thirrur. Përveq kësaj në kapituj të veçantë kemi analizuar përkushtimin e institucionit për të zhvilluar burimet njerëzore, me këtë rast ne kemi analizuar buxhetin e institucionit, se sa janë ndarë mjete për trajnime dhe arsimim shtesë për personeli. Gjithashtu kemi shqyrtuar dhe analizuar përfitimet që ka pasur personeli nga trajnimet që i kanë zhvilluar si dhe nevojat e tanishme të institucione për resurse humane të reja dhe profesionale. Pas shqyrtimit të këtyre rasteve, dhe pas analizimit të gjendjes faktike me atë teorike ne jemi munduar që të nxjerrim përfundimet si dhe rekomandimet, që ne mendojmë që janë të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të burimeve njerëzore.
Objektivi i punimit

Hartimi i punimit Investimet në Burimet Njerëzore dhe përformanca e Tyre është bërë të shtyrë nga fakti se të marrim me shumë të dhëna rreth vëmendjes që institucionet i kushtojnë Burimeve Njerëzore- personelit. Andaj mund të themi se qëllimi i këtij punimi është që të nxirret konkludimi se investimi i në ngritjen e burimeve njerëzore (personel- stafi punues) nga ana e institucioni publik, a është faktor determinues në përformancen publike të institucionit dhe rrjedhimisht faktor në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
Krahas saj synojmë që të analizojmë edhe qasjen e nivelit menaxhues ndaj ngritjes se kapaciteteve të personelit të organizatave më të cilat udhëheqin, sa ata investojnë në ngritjen e kapacitete, sa janë të përkushtuar-orientuar në ndarjen e mjeteve për trajnimin e personelit në fusha përkatëse, etj.
Krahas kësaj ne do të mundohemi që të paraqesim edhe përformancen e Burimeve Njerëzore përkatësisht të të punësuarve që kanë qenë përfitues të trajnimeve apo edukimit shtese nga ana e institucionit ku punojnë.
Metodologjia

Gjatë punimit të seminarit Investimet në Burimet Njerëzore dhe përformanca e Tyre, ne jemi orientuar në analizimin e fakteve dhe të dhënave që i kemi pasur në dispozicion.
Në këtë punim ne jemi orientuar me shumë në studimin e raporteve të MAPL-së për komunat e Kosovës, përkatësisht për Komunën e Prishtinë, në të cilën paraqitet disponimi i qytetarëve rreth punës së organeve komunale. Kemi kontaktuar në formë të intervistave me organet kompetente që merren ose mbikëqyrin përformancen e organeve komunale në Kosovë.
Janë zhvilluar intervista të ndryshme me stafin i cili ka qene pjesëmarrës i trajnimeve të ndryshme dhe në të njëjtën kohë janë zhvilluar intervista edhe me personelin udhëheqës të komunës, nga të cilat kemi marrë përgjigjet në lidhje me nevojat për trajnime dhe përfitimet që i ka komuna nga zhvillimi i këtyre trajnimeve.


Aspekti teorik i problemit të trajtuar

Një politikë e burimeve njerëzorë është një grup i rregullash dhe rregulloresh sistematike, e kodifikuar dhe e përhapur që udhëzon se si duhen trajtuar Burimet Njerëzore në një organizatë, çfarë të drejtash e përgjegjësisë kanë ato dhe cfare të drejtash e përgjegjësish kanë menaxhuesit.
Në të kaluarën, politika e Burimeve Njerëzorë
[1] ose politika e personelit, siç referohej shpesh ishte e papërcaktuar , varej nga gjendja shpirtërore, qëndrimi ose dëshira e mbikëqyrësit, ose në disa raste nuk është fare politike, por thjesht një dëshirë individuale.
Një metodë e tillë e menaxhimit të burimeve njerëzore zakonisht ka quar në ndarje, pakënaqësi dhe grindje ne mes të nëpunësve dhe mbikëqyrësve. Një politikë e Burimeve Njerëzore duhet të përmbushe shumë funksione. Ajo duhet të jetë një dokument i shkruar i rregullave e regulloreve lidhur me funksionin e administrimit të personelit, por në të njëjtën kohë ajo duhet shkruar në një mënyrë që u lejon menaxherëve dhe mbikëqyrësve mundësinë për ta përdorur atë edhe si udhëzues. Strategjia e Burimeve njerëzore në kuadër të transformimit të sistemit, duhet të jetë e formuluar qartë dhe e harmonizuar me vizionin e përgjithshëm të kompanisë-institucionit[2].
Një politikë e Burimeve Njerëzore duhet të përmbushe shumë funksione. Ajo duhet të jetë një dokument i shkruar i rregullave e rregulloreve lidhur me funksionin e administrimit të personelit, por në të njëjtën kohë ajo duhet shkruar në një mënyrë që u lejon menaxherëve dhe mbikëqyrësve mundësinë për ta përdorur atë edhe si udhëzues. Konceptet moderne të menaxhimit të burimeve njerëzore nënkuptojnë menaxhimin e kompetencave, kënaqësinë e klientit nga shërbimi dhe përgjegjshmërinë e punonjësve. Drejtuesit e burimeve njerëzore janë gjithmonë e me tepër të ndërgjegjshëm se pa joshjen, zhvillimin dhe qëndrimin në punë të më të mirëve, kompania nuk mund të sigurojë satisfaksionin e klientit, pra të sigurojë një zhvillim të vazhdueshëm të saj.
Menaxhimi i Burimeve Njerëzore
[3] ka të bëjë me projektimin e një sistemi formal brenda një organizate për të siguruar përdorimin efektiv dhe eficentë të talentit dhe aftësive njerëzore për të përmbushur qëllimet e organizatës.Në vendet e zhvilluara perëndimore, menaxhimi i burimeve njerëzore është kthyer në një specialitet kompleks të qëndrueshëm, me procedura specifike të integruara sipas modeleve më të fundit të tregut.
Vende të ndryshme aplikojnë dhe modele të ndryshme të menaxhimit të burimeve njerëzore.
Një koncept i tillë duhet të jetë mirë e përkrahur nga menaxheret brenda institucionit, sepse fundi i fundit Burimet njerëzore janë bartës të aktiviteteve. Ndërkohë
[4], koncepti modern i funksionit të burimeve njerëzore mbulon vlerësimin e nevojave strategjike të burimeve njerëzore, identifikimin e kompetencave të përftuara me qëllim realizimin e strategjive dhe vizionin organizativ, menaxhimin e rekrutimit, integrimin e punonjësve, të kuadrove, trajnimin, promocionet si dhe vlerësimin e performancës dhe menaxhimin e saj.
Planifikimi me i mirë i burimeve njerëzore brenda një kompanie-institucioni mund ti jap mundësi punonjësve brenda kompanisë-institucionit të planifikojnë mundësitë e veta për zhvillim personal si dhe të planifikojnë për karrierën e tyre.
Kompanitë duhet të kenë përcaktim që të parashikojnë sistematikisht ofertën dhe
kërkesën për fuqinë punëtore për periudhën e ardhshme.
Rëndësia e planifikimit te nevojave te Burimeve Njerëzore
Planifikimi i nevojave për Burime Njerëzore është një proces shumë i rëndësishëm ne
pune sepse për çdo kompani ka te beje me përdorimin te drejt dhe efiqient te njerëzve ne
pune. Është shume rëndësishme për secilën kompani ti planifikoj sa punëtor I duhen
kompanisë për te kryer punët e nevojshme qofte fjala për hallkat e prodhimit apo ato te
shërbimeve. Një planifikim jo i mirë i nevojave për personel mund t’i kushtoj ndërmarrjes-institucionit. Mund të mbesin pjesë të punëve të pambuluara, e që rrjedhimisht do të ndikonin negativisht në performancen e institucionit.


Analiza e gjendjes ekzistuese
Gjendja e tanishme e personelit në komunën e Prishtinës[5], sikurse edhe në çdo institucion tjetër është përcjell me vështirësi të ndryshme. Burimet njerëzore në këto institucione nuk paraqesin nivelin e duhur të përgatitjeve arsimore. Nga të dhënat[6] të cilat kemi arritur të sigurojmë gjatë procesit të hartimit të këtij punimi gjenda e tanishme e arsimimit të stafit në institucionin e komunës së Prishtinës është mesatare. Nga numri i përgjithshëm i punëtorëve që punojnë në administratën komunale, e që është 680 të punësuar, del se vetëm 154 prej tyre kanë të përfunduar fakultetin, 21 shkollën e lartë, 273 shkollën e mesme dhe 43 vetëm shkollën fillore. Sipas të dhënave në drejtorin e Administratës dhe personelit nga numri i përgjithshëm i punëtorëve, 25 punëtorë kanë të kryer fakultetin, 19 shkollën e lartë, 97 shkollën e mesme dhe 17 prej tyre kanë përgatitje të ulet shkollorë, shkollën fillore të përfunduar. Tek drejtoria e financave dhe pronës po ashtu kemi një situatë të ngjashme sikur edhe tek drejtoria e Administratës dhe personelit. Krahasuar me dy drejtorit e prezantuara me lartë, shumë me mirë sa i përket arsimimit të personelit qëndron drejtoria e shëndetësisë. Sipas të dhënave që i kemi në dispozicion del se nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë drejtori 6 e kanë të përfunduar fakultetin, ndërsa vetëm e kanë të përfunduar vetëm shkollën e mesme.
Edhe drejtoria e Ekonomisë dhe zhvillimit nuk qëndron keq sa i përket arsimimit të personelit. Në këtë drejtori nga numri i përgjithshëm i punëtorëve 13 janë me fakultet, 15 me shkollë të mesme dhe vetëm një me shkollë fillore.
5.1 Trendët e zhvillimit-investimet në faktorin njeri


Përfundimi i luftës dhe gjendja emergjente pas luftës ka bërë që të gjitha institucionet të përballen më vështirësi të ndryshme, vështirësi këto që i kanë shtyrë institucionet që mos ti kushtojnë shumë rendësi zhvillimit dhe trajnimit të burimeve njerëzore. Nga faktet që kemi analizuar del se investimi në burime njerëzore është mese i vogël, apo nuk ka ekzistuar fare.
Duke u bazuar gjithmonë në të dhënat e institucioneve, përkatësisht në dokumentet e tyre buxhetore ( buxhetit të miratuar për vit) kemi nxjerr konkludim se treni i investimeve në burimet njerëzore fillon të shihet vetëm nga fillimi i viti 2007, duke vazhduar në vitet në vijim me një rritje optimistike, por kurrsesi të mjaftueshme për nevojat që ka personeli për zhvillim, edukim dhe trajnim. Metodat e reja të punës, zhvillimi i teknologjisë e ka rritur nevojën e investimit me të madh në burimet njerëzore. Në bazë të dhënave që posedojmë del se Komuna e Prishtinës vetëm tek buxheti i vitit 2007 ka ndarë një shumë të caktuar të mjeteve për trajnim dhe arsimim të stafit. Shuma e ndarë në këtë vit ka qene 35 mijë euro. Deri në këtë vit komuna ka ndarë fonde të ndryshme për financimin e trajnimeve të të rinjve që kanë qenë të pa punësuar. Trendi i rritjes se interesit për të investuar në trajnimin e burimeve njerëzore vërehet sidomos gjatë viteve 2008, 2009 dhe 2010, i cili shënon edhe shumën më të madhe të mjeteve të ndarë ndonjëherë nga komuna për trajnimin e stafit të vet. Kështu për trajnimin dhe arsimimin e personelit komuna në vitin 2008 ka ndarë buxhet në shumë prej 25 mijë euro, në vitin 2009 shumën 150 mijë euro, në 2010 po ashtu, ndërkohë që për vitin 2011 ka paraparë të shpenzoj për këtë qellim vetëm 100 mije euro.


5.2 Përformanca e BNJ të trajnuar
Komuna e Prishtinës vazhdimisht po përpiqet që të ofroj një varg shërbimesh për qytetarët e saj dhe në formë të vazhdueshme është duke u munduar që të krijoj përvoja të vlefshme në fushën e ofrimin sa me cilësor të këtyre shërbimeve për qytetarët e saj. Për këtë qellim gjatë vitit të kaluar komuna e Prishtinës ka organizuar 6 grupe të tubimeve me qytetarë
[7] të lagjeve të ndryshme të qytetit, prej të cilëve ka marr opinion se cili është disponimi dhe cilat janë kërkesat e tyre për lagjet e tyre. Në lidhje me përformancen e organeve komunale përveç raporteve të brendshme që nxirren nga komuna, hartohen, punohet edhe raporte nga OJQ të ndryshme dhe nga qeveria e Kosovës, përkatësisht ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal[8].
5.3 Përfitimet
Pjesëmarrja në trajnime është mjafte e rëndësishme sidomos për punën të punësuarit bëjnë në administratën komunale. Në bazë të dhënave del se Komuna e Prishtinës me shumë kujdes i ka kushtuar trajnimit
[9] të personelit të fushave të administratës civile, financave, ekonomisë dhe urbanizmit, pa lëne anash edhe fushën e integrimeve evropiane. Për të ditur për përfitimet që personat që kanë qenë pjesë e këtyre trajnimeve ne kemi realizuar një pyetësor më 90 për qind prej tyre. Nga anketimi ka dal se trajnimet janë të mirëseardhura meqë përmes trajnimeve siç thonë ata jemi ne rrjedha të këtyre ndryshimeve që i përcjell koha. Ata theksojnë se në këto trajnime kanë fituar një përvoje për punën e tyre të përditshme, ndërtimin institucional, qasjen në fondet e KE, përvoja nga shtetet e ndryshme që e kanë kaluar procesin e integrimit si dhe te atyre shteteve që ende janë në proces etj. Sipas mendimit të tyre trajnimet janë të domosdoshme jo vetëm për pozita të caktuara por për të gjithë stafin dhe se duke zgjedhur personat adekuat për trajnimin adekuat do të ketë përparim në ngritjen e kapacitetit intelektual, sic ka pasur ndikim. Të trajnuarit theksojnë po ashtu se nuk janë edhe aq të kënaqur me mënyrat e trajnimeve që zhvillohen tek ne. Ata ne disa raste thonë se kanë përfituar mesatarisht, por pjesëmarrja vetëm në një trajnim nuk është e mjaftueshme në ngritjen e kapaciteteve të personelit të një organizate, megjithatë sipas tyre trajnime të tilla edhe në të ardhmen do ta ngritin cilësinë e pasqyrimit të punës për të cilën jam e angazhuar.

5.4 Nevojat aktuale për zhvillimin e BNJ në sektor të ndryshëm
Me rreth 680 të punësuar[10], Komuna e Prishtinës ofron shërbime për rreth 0.5 milion banore.
Për shkak të pagave të vogla, komuna nuk ka arritur të tërheq kuadrot me te mira qe ekzistojnë në treg.

Momentalisht, komuna ka nevoje për inxhinier, arkitekt dhe urbanist për të ofruar shërbime cilësore në këto lëmi. Megjithëse, projektet e ndryshme infrastrukturore dhe planet rregulluese përgatiten nga firma private në bazë të procedurave tenderuese, ka nevoje që në komunë të jenë të punësuar eksperte për të vlerësuar si duhet punën e firmave private në këto projekte dhe plane rregulluese. Komuna ka gjithashtu nevoje edhe për staf të ri që është shumë me produktiv ne punët që nuk kërkojnë përgatitje të larte profesionale.

Përfundimet dhe rekomandimet

Gjatë analizimit dhe studimit të fakteve që na janë paraqitur gjatë punimit të këtij seminari kemi arrin në përfundim se niveli i arsimimit në administratën komunale është ende në nivele të ulëta. Gjithashtu kemi arritur si përfundim edhe një përzierje të kompetencave në mes të pushtetit lokal dhe pushtetit qendrore. Kjo ndodh për faktin se komunat e Kosovës nuk munden që të bëjnë punësime pa marrë paraprakisht pëlqimin nga niveli qendror. Rekomandojmë që në këtë drejtim të bëhen ndryshime, duke i dhenë komunave më shumë hapësirë në fushën e punësimit. Në Kosovë nuk ekziston ndonjë skeme që mundëson pensionimin e parakohshëm të punëtorëve në moshe ose ndonjë skeme që mundëson 'blerjen e punëtorëve' nga ana e Komunës. Kjo e dyta është një politike që zbatohet në shumë vende përmes se cilës institucioni ose kompania i ofron punëtorit një skeme të caktuar financiare që është me tërheqëse dhe fitimprurëse për punëtorin qe ta lëshoj punën se sa te qëndroje ne pune.
Ceshtja e parë në menaxhimin e burimeve njerëzore është të shihet niveli i vëmendjes që i eshte kushtuar kësaj ceshtje nga administrata. Për të pasur efektivitet duhet që një person të jetë i ngarkuar posaçërisht me ketë detyrë...

Rekomandohet që të caktohet një specialist, përgjegjësia e vetme e cilit do të jetë menaxhimi i personelit. Kjo gjë nuk do të ndryshoj asnjë nga përgjegjësit që të tjerët kanë në lidhje me personelin, por me kalimin e kohës ky pozicion do të konsolidohet gjë që do të sjellë kursime në kosto.
I rekomandohet nivelit qendror të pushtet, përkatësisht Kuvendit të Republikës që të bëjë amandamentimin e Ligjit për pensionimin e parakohshëm, si dhe ligjit për Sherbyesit Civil.
Komunës së Prishtinës i rekomandohet që të rris fondit për trajnime për burimet njerëzore. Rekomandohet që të bëhet në mënyrë precize sistematizimi i vendeve të punës.
Për të pasur një mundësi me të mirë për punësimin e personelit adekuat në komunë, rekomandohet që komunës ti jepet një autonomi financiare me e madhe në këtë fushë.
FOOTNOTE
[1] Menaxhimi modern i Burimeve njerëzore – Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, korrik 2001
[2] Menaxhimi i Burimeve Njerezore, Havolli, Ymer, fq.46 viti 2009
[3] http://duapune.com/blog/?p=42
[4] http://burime-njerezore.com/index.php?option=com_content&vieë=article&id=194:sfidat-e-menaxhimit-te-burimeve-njerezore-ne-shqiperi&catid=85:artikulli-kryesor&Itemid=929
[5] Raporti i kryetarit të komunës për situatën ekonomike-financiare të komunës dhe për zbatimin e planeve investuese për periudhën janar-qershor 2010
[6] Drejtoria e Administratës dhe Personelit
[7] Raporti vjetor i punës së kryetarit
[8] Projekti-Iniciative për Komuna Efektive, USAID-MAPL
[9] Pyetësori është zhvilluar me stafin i cili ka qene pjesëmarrës i trajnimeve të ndryshme
[10] Pyetësori është zhvilluar me stafin udhëheqës, duke filluar nga nënkryetari, drejtoret dhe shefat e sektorëve

Thursday, October 25, 2007

Nipi i Asim Vokshit tregon për rezistencën ndaj serbëve të Beqir Regjës dhe mbështetësve të tij

marrë nga Metropol

Dëshmi tronditëse të barbarizmave e grabitjeve sllave ndaj popullsisë shqiptare

Nëpërmjet një letre që Beqir Vokshi, nipi i Sulejman Vokshit, i drejtonte drejtuesve më të lartë të Mbretërisë shqiptare, mësohet për rezistencën që Beqir Regja dhe mbështetësit e tij, i bënë për rreth një javë masakrave serbe në Bajraun e Gashit, në fshatrat Kersnina, Perlimtare, Ballapoja, Perdalishta Tyçep, Belica, etj.

Në raportin e Beqir Vokshit, mësohet se përpjekjet kanë qenë të përgjakshme, ku nuk kanë munguar edhe dëmet e konsiderueshme në radhët e ushtarëve serb.

Të dalunit në mal të Beqir Regjës e lufta në Podgor

Pjesë nga letra që Beqir Vokshi, nipi i Sylejman Vokshit, nga Gjakova, i dërgon Hoxhë Kadri Prishtinës, Kryetarit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës.

Beqir Regja i Podgorit, bajrak i Gashit, prej katundit të Kersninës, si kryetar i Perlimtarës në Rakosh, tuj kenë se deri tashti ka shërbye tuj i krye të gjitha detyrat qi i kan takue, për kah zyrtarizmi, mbas padies qi i kan ba disa spiuna e sidomos serbiant kundra tij, tuj thanë se po i ban konak Azem Galicës e komitës shqiptare, asht thirrë ne gjygj në Mitrovicë e ka mujt me e fitue gjygjin. Më 29. 2. 1920 asht kthye me ardhë në Istok t’u Nënprefekti i vendit, të cilit i ka diftue për çashtje të gjygjit.

Nënprefekti i vendit i ka dhënë urdhën Beqir Regjës qi sa ma shpejt me shkue atje ashtu si asht kenë ma përpara edhe i ka ba me dijtë se me të shpejtë asht i detyruem me i mbledhë armët edhe me i bashkue djelmoçat shqiptarë për me i çue asqer.

Beqir Regja, më 1. 3.1920, në nadje herët, asht shkue në katundin e vet Kersnina, prej ku do të shkojke në Perlimtare, por kur asht afrue skej katundit të vet asht ndeshë me ushtarë serbë, të cilët e kishin pasë rrethue katundin tinzisht. Ushtarët serbë, kur panë Beqir Regjën e filluen luftën. Atëherë Beqir Regjës me doemos iu ka dashtë me i kundërshtue e në këtë mënyrë asht fillue lufta, ku me një rreptësi të madhe ka vazhdue gjithë ditën.

Kjo luftë ka kenë tepër e rreptë e shqiptarët me nji qëndrim të lumnueshëm kan zmbrapë rob’ e thmi prej katundit tuj e shtye armikun. Në këtë ditë serbët kanë gjuejtë ma shumë se 600 topa kundra shqiptarëve e n’aksham shqiptarët e këtij Bajraku, mbasi qi kanë mbetë pa fishekë, janë shtrëngue me u zmbrapë tuj shkue në male të nalta afër familjeve të veta. Në këtë mënyrë serbët mujtën me e djegë katundin Kersnina, 20 shtëpi, edhe me i palçkitë edhe i dogjën shpijat e vllaznisë Ali Demaj, në katundin Ballapoja, edhe dogjën shumë shpia në katundin Perdalishta.

Beqir Regja me shqiptarë të Bajrakut të Gashit, kur panë se katundet shqiptare u mbuluen tym e flakë, mësynë katundin Tyçep ku dogjën 50 shpi të serbianëve të vendit edhe dogjën 16 shpi serbjan në katundin Belica.

Serbët me një ushtrisë të fortë kan zanë vendet strategjike e shqiptarët gjinden në male të larta me rob’ e thmië, e prej më 1. 2. 1920 deri më 8. 2. 1920 lufta po vazhdon e topi e pushka s’po pran asnji orë. Për këtë shkak kanë lanë shpijat e veta tuj ikë nëpër malet e nalta në kto katunde: Kersnina e Ballapoja, Istog, Veriç, Shelmenica, Padalishta e Suhagërlla, Rudniku, Shushica, Ufça edhe shumë katunde tjera qi s’po u dijmë emnat.

Zjarmi e flaka asht tuj i shkrumue ato krahina të mjera tash 10 ditë, ku asnjë ora s’pran ky zjarrë, i cili po duket prej vendeve tona. Mbas fjalëve që folëm merret vesh se asht djegë edhe Shoshica, Ufça e shum katunde të tjera.

Në këtë ditë qi ka fillue lufta jan mbetë vdekun dy burra, dy gra e nji vajzë prej katundit Kersnina. Tuj kenë se rrethimi i ktyne krahinave asht i fort e s’ka me mujtë kush m’u afrue aty, asht shkue Musë Feka nëpër anë të maleve të nalta në vend të luftës, i cili në këtë javë ka m’u kthye e do të Ju dërgojmë spiegime të plota përmbi kto lufta.

Shka po duket në këtë pranverë kan m’u njallë luftime të panjohme në Kosovë edhe me sjellje qi kan shqiptarët me këtë mosmarrëveshje ndër vedi do të digjet e mjera Kosovë mbarë. Ju lutemi me dhanë spiegime përmbi çashtje të përgjithshme. Kërkoj me më diftue a me i lanë u shqiptarët me i dhanë armët e me shkue asqer? Ju lutemi me m’iu përgjigjë të pvetunave qi kam me Ju ba tash e mbas tashi e jo mos me m’u përgjegj si deri tash.

Parija e Rekës e sidomos të parët e Vokshit z. Elez Dema, Hasan Bajrami, Sadik Haziri e Hamëz Sefa e të gjith populli i këtij vendi Ju dërgojmë të fala nga zemra.

Me nder

B. Vokshi

(AQSH, Fondi 446, Viti 1920, Dosja 54, fleta 7)

R a p o r t

Mbi barbarizmat sllave në elementet shqiptarë në regjimin ish-Jugosllav

Në vjetin 1913, prej vullnetarëve të Kost Vojvodës, në mbrojtje të pasunis së tyne që të mos u plaçkitej janë vra vdekun personat që shënohen nga katundi Beleg: Isuf Rama, Selman Shabani, Ibish Selmani, Zyber Binaku e Sokol Binaku. Me rastin e vramjes së tyne u janë plaçkitë dhe bagëtitë që kishin pasë.

Në vjetin 1920, në bjeshkën e Prilepit janë vra vdekun Ali Bajrami e Hasan Ymeri të marrun po prej vullnetarëve të Kost Vojvodës për t’ju kallxue komitat shqiptarë dhe, mbasi nuk i kishin gjetë, i kishin vra këta, të cilët i kishin marrë me i përcjell.

Në vjetin 1913 në katundin Gramaçel janë vra vdekun Hajdar Tahiri, Azem Tahiri e Syl Zeqa, për arsye se ish kenë vra një serb prej anës komitës shqiptare. Për këtë arsye serbët të organizuem për ndjekje të çetave të armatosuna shqiptare i kishin vra të tre të nalpërmendunit.

Në vjetin 1929 asht vra Rexh Ali Pozhari, nga katundi Pozhar, prej një të quajturi Sheh Boshnjaku, i cili kish qenë i paguem prej autoriteteve serbe që të vriste të gjithë ata burra të N/Prefekturës së Gjakovës, në të cilët dyshojshin se kanë lidhje me Shqipnin e vjetër.

Në vjetin 1915 janë vra vdekun Can Meta e Shyt Kadrija nga katundi Prokolluk prej vullnetarëve të Kost Vojvodës, të cilët kishin shkue në bjeshkë me ju plaçkitë bagëtinë. Tue mbrojtë bagëtinë që të mos ju plaçkiten Can Meta e Shyt Kadrija vriten vdekun dhe u grabitet dhe bagëtija.

Në vjetin 1927 ka dalë urdhni i autoriteteve serbe që të gjithë të arratisunit të dorëzohen dhe janë të falun. Me këtë rast ishin dorëzue Idriz Beka e Sadik Arifi nga katundi Ratishë e Ultë si të arratisun. Kur janë dorëzue, gjendarmët serbë i kishin marrë me i dorëzue në Gjakovë dhe udhës, bajagi deshtën me ikë, i kishin vra vdekun të dy.

Në vjetin 1920, ushtrija e vullnetarëve e Miliq Kërstes, të dalun nëpër katunde për çetësi, me emen si Jurish Vojvoda, kishin shkue në katundin Maznik e bajagi, si i teshen me komitë, i kishin vra po ata persona që kishin kenë bashkë me ta Hasan Smajli, Dek Sylën, si dhe një grue, Cymen e Sejdi Hasanit.

Në vjetin 1932, në komunën e Irzniqit kish pasë qenë një farë Gaja Dragoviçi kryetar komune, i cili kish pasë ba zollum të madh ndër shqiptarë. Kish pasë dalë nji i qyejtuni Ali Haxhija, po nga katundi Irzniq, e kishte organizue popullin e komunës tue u ankue në autoritetet e larta serbe kundra veprave të të përmendunit Gaje. Ay, tue e pa se populli po e don Ali Haxhinë dhe tue mendue se po ja merr vendin, mbasi në atë kohë kryetarët i zgjedhshin me vota nga ana e popullit, kish organizue nji bandë të armatosun malazez e kish nxan pritë në krye të katundit Irzniq dhe e kishin plagosë.

Për sa i përket reformës agrare, ma tepër se dy pjesë të rajonit të komunës kanë pasë qenë në dorën e kolonistave malazez, ashtu që gjithnjë kan pasë qëllim largimin e shqiptarëve nga Kosova, por mjerisht që të kërkojshin vetë me dalë.

Kryetari i Komunës

Dem A. Pozhari d. v.

Vërtetohet

Kryesekretari i Prefekturës

Niko Lafe

Prizren, më 30. X. 1944

(AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 15)

Këtu poshtë po ju përshkruajmë pak mbi masakrimet serbo-malazeze ndaj shqiptarëvet.

Ishte vjeti 1912 kur ushtrit e rregullta serbe drejtoheshin kah tokat e shqiptarëve, të cilat nga nji pakicë aty-këtu e vogël çetash malësore gatoheshin për t’u mbrojtë me gjak. Nji pakicë burra largoheshin me familje në drejtime të padijtun, për të ruejtë nga pusija barbare grat e fëmijët, kurse të tjerët mbetën në vend. Kish fillue lufta. Çetat shqiptare qëndrojshin si vigana ndër pritat që kishin zanë, por fuqitë armike vijshin për herë tuj u shtue. Ndërsa burrat tanë, të cilëve po u mbaronte municioni, u shtrënguen që të lëshojnë atë tokë të shtrenjtë.

Nuk mjaftonte shkelja serbo-malazeze në tokën shqiptare, por edhe tmerr u kish andja të shtijshin nëpër katunde e vaj e zi nëpër familje. Shtëpijat e djeguna me sa pasunina kishin asht e kotë me e diftue mbasi s’do të mbaroheshin kurrë, por po shënojmë dëshmorët e rajonit të komunës së Banjës, të cilët na lanë me betim një fjalë ta mbajmë, që asht: MIKUT FALI ZEMRËN, ANMIKUT SHEKULLUER PLUMIN.

Dëshmorët e dëshmoret janë këto:

Banja, viti 1912: Liman Sahit, Hajrullah Rexhep, Hasan Isufi, Asllan Islami, Bislim Shaban, Beqir Shaban, Hasan Hajdari, Haxhi Behrani, Ali Mehmeti, Sadik Alija, Hysejn Hamza, Musli Hamza, Jashar Hasani, Xhylije Jashar, Shaqir Ibrahimi, Beqir Ibrahimi, Hajredin Demiri, Hamza Haliti, Sejdi Rrustemi, Islam Rrustemi, Zizë Fejzullah Beqiri, Zenel Muslija. Të plagosun gjatë luftimesh janë këta: Isuf Mehmeti, Rexhep Jashari dhe Elez Xhemjeli.

Senik, vjeti 1912: Beqir Rexhepi, Adem Saliti, Ymer Alija.

Bellanica, vjeti 1912: Beqir Abdullahi, Qelebi Abdullahi, Shaqir Abdullahi, Islam Shahsivari, Halit Mustafa, Aslan Sahiti, Riza Mehmeti, Selman Baftjari, Sali Fejza, Sadri Zeqa, Halit Rexha, Osman Murseli, Selman Sul, Zulfa Mustafa, Shaban Alija, Ibrahim Velija, Feta Ademi, Hysen Shama, Riza Veseli, Hasan Azemi, Asllan Shasivari, Dem Zenuni, Shaqir Aredulla, Bahte Aredulla, Halil Mustafa, Xhemal Harulla, Emin Xhema, Asllan Sahiti, Hysen Destani, Sejdi Feka, Xhemail Ibrahimi, Hamdi Iljaz, Latif Bajrami. Janë plagosur këta: Beqir Salihi, Ymer Hasani, Hoxha Lladrofci.

Në vjetin 1912: Ramadan Delija, Dem Bajrami, Rahmon Limoni.

Në vjetin 1937: Jetullah Salih, Xheladin Jetullah, Behlul Bala, Sali i Xhemos.

Lladroviç, në vjetin 1912: Ibrahim Sinani, Shaban Sinani, Shaqir Sadrija, Jetullah Sali, Nuredin Shabani, Xheladin Emini, Friz Meta, Rexhep Sela, Abaz Ahmeti, Marsel Zema, Musli Jakupi.

Javor, në vitin 1912: Sul Delija, Sadri Demiri, Musli Arifi, Liman Sahiti.

Banja, në vjetin 1912: Ali Tahiri, Rahmon Hajdini, Bajram Beqiri, Bajram Sylejmani, Ahmet Rahmoni, Emin Ibrahimi, Qerim Zeneli, Halim Mustafa, Hysejn Murseli, Elmaz Hasani, Shaqir Limani, Sefer Limani, Demish Limanbi, Bahti Shali Ferizi, Pajazit Reshepi, Hasan Halite, Osman Zeqiri.

Guncat, në vjetin 1912: Sali Uka, Lah Hoxha, Qekin Syla.

P. Zav. Kryetar i komunës

Rexhep Banja

(firma nuk këndohet).

Vërtetohet

Kryesekretari i Prefekturës

Niko Lafe

Prizren, më 3. X1. 1944

(AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 16)

Masakrat. Historia më se 160-vjeçare e barbarizmave sllave ndaj shqiptarëve

Dëshmi tronditëse të barbarizmave çnjerëzore

Shpallja e pavarësisë së Kosovës është sot kryefjala e të gjitha kancelarive kryesore diplomatike dhe qendrave vendimmarrëse në botë. Në këto ditë të ardhshme, pritet të marrë zgjidhje raporti dramatiko-tragjik mes serbëve dhe shqiptarëve. Ky raport u ndërtua përmes një ballafaqimi shekullor të dy strategjive të kundërta: të asaj serbomadhe në agresivitet e shfarosje të shqiptarëve dhe të asaj shqiptare në vetëmbrojtje e vetëqenie.

Genocidi serbomadh mori formë të organizuar shtetërore, më 1844, me programin “Naçertanija“ të Ilia Garashaninit, ish-ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, për të vazhduar me programin e kolonizimit të shqiptarëve, prezantuar në formë memorandumi Parlamentit në Beograd, më 7 mars 1937 nga akademiku Vaso Çubrilloviç. Këto platforma ideologjike dhe të tjera që dolën në vitet ‘80 dhe ’90 të shekullit të kaluar kishin si objektiv shfarosjen e shqiptarëve dhe kolonizimin e plotë të Kosovës dhe trevave të tjera shqiptare nën Jugosllavi.

Në luftën serbo-turke, 1876-1878, agresionet e forcave të organizuara serbe sollën pasoja shfarosëse për shqiptarët në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore. Në kujtesën e bashkëkohësve të atyre viteve llogariteshin 35 000 viktima shqiptarë të çdo moshe e seksi. Ishte fakt se fshatra, qytete e krahina të tëra zbrazeshin nga këto tmerre. Konsulli i Perandorisë Osmane në Nish njoftonte se nga një lagje thjeshtë shqiptare e Nishit, prej 300 shtëpish shqiptare, vetëm 20 shpëtuan. Të tjerat u rrafshuan me tokë. Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1228 shtëpi me 88 fshatra e u shpërngulën rreth 20 667 banorë; në rrethin e Përkupës, në 73 fshatra me 1771 shtëpi, shumica u dogj ose u shkatërruan; nga 67 fshatra me 1 531 shtëpi shqiptare u shpërngulën rreth 12 480 banorë. (Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike IX-1979, Prishtinë, 1980, fq. 142).

Në vitet 1912-1913 dhe në vijim politikat shfarosëse ndaj shqiptarëve marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha. Më 12 nëntor të 1912-ës shkruhej se në afërsi të Shkupit, 2000 dhe jo larg Prizrenit 5000 shqiptarë myslimanë u masakruan. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia e tyre u masakrua. Në rrethin e Prishtinës vetëm gjatë periudhës 18 tetor-12 nëntor 1912 u zhdukën nga terrorizmi masiv serb 5 000 shqiptarë. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9)

Në krahinën e Lumës u shkatërruan 27 fshatra dhe u vra popullata deri tek fëmijët. Këtu u kryen mizoritë më të tmerrshme që njeh lufta shfarosëse kundra shqiptarëve. Këtu ndodhi që gratë dhe fëmijët, të mbështjellë me kashtë, u dogjën të lidhur përpara syve të burrave dhe baballarëve të tyre të lidhur. Grave shtatzëna u nxirreshin në mënyrë të tmerrshme fëmija nga barku dhe kalohej në bajonetë. Edhe të dorëzuarit vriteshin si në “kasaphanë”. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 15-16).

Ngjarje të tilla tronditëse kemi në vijimësi deri në Luftën e Dytë Botërore, ku pardoksalisht, nën pushtimin e të huajve fashisto-nazistë, shqiptarët në Kosovë fillojnë të ndihen më mirë dhe të shijojnë ëndrrën e bashkimit me trungun amë. Kapitullimi i Jugosllavisë, prill 1941, krijoi një gjendje të re në Ballkan. Ky shtet u copëzua nën ndikimin Italo-Gjerman. Mbretëria shqiptare përfitoi një pjesë të trojeve të Kosovës, çka solli një gjendje të re për hapësirën shqiptare, duke rritur shkëmbime në të gjitha fushat, të cilat ishin ndërprerë që nga vitit 1912. Me Dekret Mëkambësor nr. 333, datë 3 dhjetor 1941, në Qeverinë e Tiranës u krijua Ministria e Tokave të Liruara, e cila ekzistoi deri në shkurt 1943. Në Qeverinë e Ekrem Libohovës (18 janar-11 shkurt 1943) emërohet ministër sekretar shteti për Tokat e Liruara Ismet Kryeziu. (Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar 1912-1905, Tiranë 2006, fq. 470)

Emërimi i Ismet Kryeziut në këtë post ministror nuk ishte rastësor. Në biografitë e ministrave të rinj të kabinetit Libohova, gazeta “Tomori” jep këto të dhëna për Ismet Kryeziun: Lindi në Gjakovë, në vitin 1889, bir i një prej familjeve më të njohura të asaj krahine. Mbasi ndoqi studimet fillore dhe të mesme në qytetin e lindjes e plotësoj përgatitjen e vet në Stamboll. Kur u kthye në atdhe (Kosovën nën Serbi), zgjidhet deputet, por në Shkupcinë të Beogradit, qeveritarët serbë i përgatisin atentate prej të cilave shpëtoi mrekullisht. Më 1926 kaloj kufirin dhe u emërua prefekt në Berat dhe pastaj me radhë në Vlorë, Durrës e Korçë. Më 1936 u zgjodh deputet i Kosovës në Parlamentin shqiptar. Më vonë u emërua anëtar i Këshillit të Lartë të Shtetit dhe tani së fundi zëvendësprefekt në Durrës. (Gazeta “Tomori”, 20 janar 1943)

Më datë 17 shkurt 1943, pasdreke zhvillohet mbledhja e përgjithshme e parakohshme e Këshillit të Epërm Fashist Koorporativ, ku Kryeministri i sapoemëruar, Maliq Bushati paraqiti programin. Ai, ndër të tjera, theksoi:

“…Me qëllim që të mblidhen tok të gjithë qytetarët e ndershëm dhe besnikë të Atdheut edhe të ngrehur kështu ma të fortën mbrojë në mbrojtje të independencës e të integritetit etnik të kombit tonë, është vendosur të themelohet “Rojën e Shqipërisë së Madhe”, që do të jetë organizata totalitare e shtetit shqiptar…Prandaj është detyrë e të gjithë nacionalistëve shqiptarë ta ndihmojnë Qeverinë në ndëshkimin e pamëshirshëm të atyre q veprojnë në dëm të Shqipërisë së Madhe…Është detyrë e nacionalistëve të ndihmojnë me mish e me shpirt veprimet e ushtrisë kur ajo të thërrasë për të mbrojtur brenda Atdheut ose në kufijtë e Atdheut, Shtetin Shqiptar…

Një ndër pikat e programit të Qeverisë Bushati ishte: -Ta vinim Shqipërinë e Madhe në kondita për t‘u mbrojtur nga çdo rrezik i brendshëm e i jashtëm që mund t’i kërcënohet.

I pari që mori fjalën mbas Kryeministrit ishte këshilltari epror z. Ibrahim Fehmiu, përfaqësues i Kosovës, duke thënë: Populli kosovar, në lidhje të pazbërthyeshme me krejt popullin shqiptar, një mendjeje dhe një shpirti me të, përshëndet deklaratat programatike të Qeverisë Bushati zotimin e bujshëm të kryerit të aspiratave të shenjta të të gjithë kombit shqiptar…Ne kërkojmë në emër të popullit që përfaqësojmë, prej Qeverisë sonë një gjë të vetme: Që ajo t’i përvishet me gjithë fuqi punës së zbatimit të rrufeshëm të të gjitha pikave të programit të saj. Këtë kërkim e bëjmë të gjithë njëzëri në një çast historik si ky i tashmi, bash pse mbas masakrave të tmerrshme që pësoj një krahinë shumë e gjerë e tepër fisnike e Shqipërisë, ku u kositën si bari mijëra e mijëra fëmijë, gra e burra, pleq e plaka nga furia e egërsisë së mbrapshtë sllave, nga çetnikët serbo-malazezë. Në këtë çast lajme të hidhëta, shumë të hidhëta, po arrijnë nga kufijtë tonë. Prapë po përgatiten sulme të mëdha kundër krahinave të veriut, d.m.th. Prishtinës, Pejës, Plavës, Gucisë dhe Shkodrës. Koha nuk pret. Çdo minutë e që vjen, mund të jetë e kobshme për të ardhmen tonë të përgjithshme dhe për popullin kosovar të kërcënuara drejt për drejt veçanërisht…” (Gazeta “Tomori”, 18 fruer 1943)

Ndërkohë që me dekret të Kryetarit të Këshillit të Ministrave krijohet një komision nën kryesin e shkëlqesës Iljaz Agushi dhe me anëtarë shkëlqesat Mustafa Merlika-Kruja e Dhimitër Berati, si dhe z. Hasan Dosti, Patër Anton Arapi, Hamdi Kazazi e Thoma Luarasi me qëllim që të mbledhë të gjitha dokumentet e shtypura në çdo gjuhë që të ndodhen e gjithçka mund të shërbejë për të vërtetuar shqiptarizmin e Kosovës. (Gazeta “Tomori”, 5 maj 1943)

Paralel me veprimet e mësipërme, nga ana e prefektëve në Tokat e Liruara, me porosi të pushtetit qendror, ju kërkua kryetarëve te komunave në Kosovë që të dokumentonin barbarizmat sllave të bamë ndër shqiptarë nga viti 1912 e në vazhdim. Përgjigjet e ardhura shpalosin një pjesë të tragjedisë së popullit kosovar nën sundimin serb.

Dosja 58, e cila ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të Liruara), Viti 1944.

Shteti Shqiptar

Komuna Lubizhdës

Nr. 324 Prot. Lubizhdë, më 10. 01.1944

P. T.

Prefekturës Prizren

Përgjigje e urdhrit nr. 1063, datë 17. VII. 1943.

Kemi nderin që t’iu paraqesim mbi sa kërkohet me urdhrin e sipër si më poshtë vijon:

1. Në vitin 1913 janë prerë me sëpata prej ushtrisë jugosllave të bashkuar me serbët e vendit personat që poshtë shënohen:

Mulla Adem Hoxha, Isuf Hoxha, Xhem Hoxha, Beqir Hoxha, Adullah Dema, Shaban Dema, Ahmet Rahmani, Shaban Mehmeti, Bafti Hajdari, Mustaf Hajdari, Isuf Hajdari, Miftar Hajdari, Tahir Dervishi, Zyber Hoxha, Vejsel Hoxha, Rexh Iliazi, Fetah Muça, Fazli Fetahi me të birin, Hysen Rama, Smajl Rama, Jashar Arifi, Ali Hasani, Hasan Alija, Isuf Etemi, Adem Haliti, Qerim Rama, Selim Rama, Ram Jemini, Abaz Iliazi, Syl Abazi, Abaz Iliazi, Syl Abazi, Arif Shabani, Hajrullah Arifi, Abdullah Arifi, Shaban Arifi, Rexhep Uka, Bislim Bajrami, Liman Murtezi, Tahir Mala, Salih Ademi, Bajram Hajdari, Ali Hajdari, Shaban Zenuni, Hajra Shabani, Haxhi Jemini, Sinan Haxhija, Sherif Rahmani, Rexh Rahmani, Hazir Ademi, Imer Bajrami, Dem Alija, Imer Maliqi, Halit Imeri, Sadri Ademi, Kadri Ademi, Bajram Syla, Hysen Beqiri, Mullah Hyseni, Destan Beqiri, Azem Rexhepi, Selim Rexhepi, Hajdin Rexhepi, Ahmet Mehmeti, i cili është varrosur në derë të kishës, Bajram Abdyli, Rexh Arifi, Ali Uka, të gjithë nga katundi Kabash. Personat e lartpërmendur janë premë në kishën e Kabashit me sakica prej ushtrisë jugosllave të bashkuar me serbet e vendit. Si komandant i vullnetarëve serb ishte Spiro Delloci nga katundi Delloc i komunës së Mushtishtit. Po atë ditë kanë djegur në zjarr Kaden, e shoqja e Ali Hajdarit, si dhe Haken e Muharrem Rexhepit, të dyja nga katundi Kabash.

2. Në vitin 1913, në katundin Korishë, prej serbëve të vendit, duke pasur si komandant Spiro Dellocin, janë marrë edhe janë vrarë në një përrua të quajtur Sherif Haxhija, Zeqir Asllani, Berat Abdyli, Sahit Abazi, Abaz Sahiti, Jashar Haziri, Brahim Rexhepi e Imer Muhaxheri.

3. Në vitin 1913, në katundin Lutogllavë janë marrë të quajturit Pren Çeta e Zef Çeta, prej ushtrisë jugosllave. Pren Çeten e kanë prerë me sëpatë tek kisha e Kabashit, kurse të vëllanë e tij, Prenin, e kanë pushkatuar afër Prizrenit.

4. Në vitin 1913 është vrarë një i quajtur Idriz Abdullahi nga katundi Skorobisht prej një të quajturi Mila Verbiçan. Edhe Azem Baftjari nga katundi Skorobisht ëshët vrarë prej serbëve të katundit Lubizhdë sepse ka qenë atdhetar.

5. Në vitin 1918, me kthimin e serbëve në viset e Kosovës, janë mbytur me dajak prej Naçallnikut të Prizrenit, Matijeviqit, të quajturit Shaban e Jemin Mustafa nga katundi Korishë. Po në vitin 1918, me urdhër të Naçallnikut, Matijeviqit, janë pushkatuar prej Vuksan Cvetkit, nga katundi Smaq, të quajturit Adem Murati, Ahmet Rustemi e Ahemt Sahiti.

6. Në vitin 1921 janë vra të quajturit Mahmut Haliti, Rexh Sahiti e Brahim Ademi, nga katundi Kabash, prej sekretarit të Naçallnikut, Zhivanoviqit, e burgosë e vdekur në burg të quajturit Isuf Uka, Shaqir Abdyli, Xhem Bajrami e Ali Hasani, po nga katundi Kabash.

7. Në vitin 1925 janë vrarë prej sekretarit të Naçallnikut të Prizrenit të quajturit Hamëz Rama e Selim Bilali nga katundi Skorobisht, duke u falur në xhami.

8. Në vitin 1926 është mbytur në mal me sëpata Asim Rexha nga katundi Gerniçar, prej serbëve të katundit Dojnicë të kësaj komune.

9. Në vitin 1930 janë marrë e internuar në Nish të quajturit Haxhi Jaha, Kamber Jaha e Selman Sallahi, nga katundi Gerniçarë, dhe mbas gjashtë vjetëve, prej dajakut, kanë vdekur në burg në Nish. Kryetari iKomunës/Shyqyri Kabashi/ d.v.

Vërtetohet

Kryesekretari i Prefekturës

/Niko Lafe/

Prizren, më 30-X-1944

(AQSH, Fondi 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të Liruara), Viti 1944, Dosja 58, fleta 1)

L I S T A

E personave shqiptar të mbytur prej vullnetarëve e ushtrisë jugosllave, në kohën e shkatërrimit të ish-regjimit jugosllav, më datë 11-15 prill 1941, në rajonin e komunës së Vogovës.

Nr. Emni e mbiemni Vendbanimi Besimi Data e mbytjes Vërejtje

1. Ndue Frrok Prendi Kushovac Katolik 12. IV. 1941

2. Prenk Bardhok Ndou Dol „ „

3. Dedë Cuf Hoshi „ „ „

4. Musë Cuf Hoshi „ „ „

5. Nikoll Mark Biba „ „ „

6. Lekë Mark Biba „ „ „

7. Gjok Prekë Lleshi „ „ „

8. Tun Ndrek Paluca „ „ „

9. Ndue Prenk Tahiri „ „ 13. IV. 1941

10. Lilë Prenk Tahiri „ „ „

11. Hajdar Ali Mustafa „ Mysliman „

12. Tom Ndoc Beshi „ Katolik „

13. Palush Ukë Bezhi „ „ „

14. Martin Zef Marku „ „ „

15. Gjok Nikoll Leka „ „ „

16. Nikoll Prend Nikolla „ „ „

17. Frrok Prek Kizma „ „ „

18. Ded Prek Nikolla Kusar „ „

19. Gjon Prek Nikolla „ „ „

20. Simon Gjok Nikolla „ „ „

21. Kol Gjok Nikolla „ „ „

22. Tom Gjok Nikolla „ „ „

23. Çun Dedë Ndreca „ „ „

24. Franë Ndrec Deda „ „ „

25. Ndue Nikol Ndou „ „ „

26. Frok Prend Ndreca „ „ „

27. Marash Kol Maksuti „ „ „

28. Frok Nikol Ndoci „ „ „

29. Zenel Abdyl Rustemi Brekoc Mysliman „ Plagos

30. Zef Tuc Marku Kusar Katolik „ I vdekur

31. Ndrec Nikoll Marku „ „ „ Plagos

32. Dila Zef Ahmeti Dol „ „ Plagos

33. Zoja Tun Zefit „ „ „ Plagos

Kryetari i Komunë Ndue Perlleshi d.v.

Brekoc, më 18. I. 1944

Vërtetohet

Kryesekretari Prefekturës /Niko Lafe/

Prizren, më 30-X-1944

(AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 2)

Mizoritë sllave në Deçan e Suharekë, dhe grabitjet në Junik

Dëshmi tronditëse të barbarizmave e grabitjeve çnjerëzore sllave ndaj popullsisë shqiptare

Barbarizmat në komunën e Deçanit, nga elementët sllave, janë sa të panjohura aq edhe të pashembullta dhe që nuk ka mundësi të përshkruhen.

Kështu fillon një raport i komunës së Deçanit drejtuar nënprefekturës së Gjakovës në vitin 1943. Më poshtë i njëjti raport përshkuan mizoritë sllave në vitet 1912-1913, midis të cilave nuk mungonin grabitjet e vrasjet që sipas raportit "për përbindëshat sllav kanë kenë gjana të zakonshme...", thuhet më tej në të njëjtin raport.

Shteti Shqiptar

Komuna Kl. I-rë Deçan

Nr. 355/2 ex 43 Deçan, më 5. II. 1944

P. T.

N/PREFEKTURËS

GJAKOVË

Gjegje e nr. 1467/IV, datë 31. XII. 1943

Barbarizmat që elementi sllav ka ba në rajonin e kësaj komune, gjatë kohës që mizoria ka sundue këtë vend, janë të panjohura e aq të pashembullta sa që nuk ka mundësi të përshkruhen. Grabitjet e vrasjet për përbinshat sllav kanë kenë gjana të zakonshme. Ndër grabitjet, vendin e parë e xen kisha e Deçanit, e cila ku ka vu synin pasunisë shqiptare ka vu edhe dorë, kështu që veprimi i saj ka qenë gjithmonë në dam të shqiptarve.

Në vitin 1912, kapiteni malazias, që nga mizoritë që ka bërë ka marrë emrin Sav Batarja, pa asnjë arsye kishë mbledhë më se njëmijë vetë në katundin Carabreg tuj trembë tue kanosë. Mbasi ka fillue rrahjen, të quajtunit Isa Qorri, Ali Shabani, Hasan Mula, Hysen Feta, Mal Loshi, Zymber Loshi, Elez Hasani, Ibish Halili, Dak Arifi, Zek Hyseni, kanë guxue me kërkue arsyen e kësaj shtërgate, por të gjithë i kanë gri tue i tmerrue popullin. Të grimit para janë detyruar me hapë varret e veta. Po në këtë ditë, të akuzuem se kishin përcjellë nji shqiptar, asht marrë Dik Zeka prej Carabregu dhe asht gri prej malazesve, nji orë pa hy në Gjakovë. Po ashtu asht marrë e gri Sadik Mehmeti nga Carabregu dhe Azem Beqiri. Këto janë ba prej kapitenit malazes Dushan Vukoviçit. Këto vrasje janë ba në mënyrë ma barbare, sidomos të këtij të fundit në sy të grave e të thmive. Në vitin 1912, vetëm e vetëm se ishin shqiptarë me ndjenjat e tyre kombëtare, janë vra prej kapiteni Miliq Krsta, Him Ahmet Ibërhasaj e Rexhë Nak Dobruna nga Deçani. Po në këtë vjetë, në Bjeshkën e Deçanit, ashtë gri prej malazezve Raza e Nuh Ramës me të binë dyvjeçare edhe Imer Aliu me të amën, Sofën, po ashtu edhe Timen e Taf Gjykokës me djalin, Ram Tafën, dhe të vllan, të gjithë nga Deçani. Nuk ka qenë as ma i vogli shkak a gabim në këtë krim. Po këtu asht vra një plavnjak e janë gri Taf Avdyli e Ram Dostani.

Në vjetin 1913, malazesi Arseni Qyrki prej Bellopoje ka marrë pa asnjë shkak e vra në besë të zotit Ram Gjonin nga Carabregu. Mandej Savo Llazari, i ndihmumë prej kapitenit Filip Baboviçit, a lëshue në grabitje aq sa disave u kish marrë krejt gjallnin. Po këta kanë marrë e mbledhë pa shkak katundin Drenoc, kan vra e mundue popullin në mënyrë krejt të pashpirt, pastaj të quajtunit Dem Tahiri, Sali Mustafa e Brahim Mustafa tue i rraf i kan vu para në katundi Carabreg, i kanë shti n’ujë të ftohët e lanë gjithë natën. Prej këtyne torturave të përmendunit kanë vdekë.

Në vjetin 1922, duke u kthyer në shtëpi, vritet prej malazezve pa kurr nji arsye i quajtuni Mus Brahim Aliçaj, nga Carabregu i Ulët. Edhe trupi i tij ka qenë i grimë mizorisht, ka kenë deformue në nji mënyrë sa që nuk ka kenë e mujtun me u identifikue as prej familjes së tij deri vonë.

Sjellja e kolonistave ndaj banorëve shqiptar

Që në fillim të kësaj shkrese kemi përmendë dhe stigmatizue veprat grabitqare të drejtuesve të kishës së Deçanit, e cila e pangopun në grabitje të arave e livadheve shqiptare si dhe të zabeleve të tyne me të tilla veprime ka vështirësue jetesën e provokue vorfnimin e këtij populli.

Ndonji shqiptar që kishte guximin me ankue në autoritetet e vendit nuk fitonte tjetër veç kërcënimit të kryetarit komunës, Jovan Shabanit, dhe ndonji kamxhik në fytyrë prej postëkomandantit, gjindarmit jugosllav Sim Çuka. Prandaj ju desh me ju shtrue fatit. Kolonistat tue mos mjaftue me tokat që u kish dhanë reforma agrare, kanë grabitë tokat ma të mirat të shqiptarëve, tue i shfrytëzue deri sa u shporrrën këndej. Në këtë rast meritojnë të shënjohet vujtja e katundit Drenoc, ku janë përdorë mjete shnjerëzore prej kolonistave. Në këtë rast rolin më të shënjuem e ka luejtë në dam të shqiptarëvet Dushan Vukoviçi, pensioner atëherë, njeri influentë dhe i zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore.

Në rastin e shpartallimit, kur kapitullojë Jugosllavia në prill 1941, ashtë vra pa asnjë arsye, tek dera e vet në Drenoc, i quejtuni Beqir Ibishi. Në Carabregun e Epërm kanë lidhë Uk Isufin, Çel Shabanin e Fasli Shabanin e kanë fillue t’i therin me bajoneta, deri sa ka arrit në vend një çetë zjarmfiksash nën komandën e z. Zeqir Xhykokës, e cila çetë ka pshtue jetën e tre personave të përmendun.

Në katundin Drenoc ashtë marrë, rrahë, torturue, lidhë e mundue pa pikë mëshire Sali Hajdari nga aji katund.

Në katundin Carabreg i Epër pa fare arsye kanë vra djalin 16-vjeçar të Mulla Ademit nga ay katund.

Mjaftojmë me kaq sepse po të merrshim me përshkrue mizorinat e të zezat që ky popull ka vuejtë gjatë robnis tij nën thundrën serbo-malazeze nuk kishin mjaftue volume.

Kryetari i Komunës së Deçanit

Prizren, më 31. X. 1944 Vërtetohet

Kryesekretari i Prefekturës

Niko Lafe

(AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 3)

Grabitja nëpërmjet taksave

Pjesë e spekulimeve dhe abuzimeve sllave ndaj popullsisë shqiptare, ka qenë edhe grabitja nëpërmjet taksave të sajuara, dhe shtimit të tyre në raste mospagese. Këto taksa natyrisht të rënda, detyroheshin të paguheshin nga të taksuarit shqiptar, në natyrë, duke ju marrë gjënë e gjallë, por edhe sendet e orenditë e deri te shtëpia.

Raporti i mëposhtëm i kryetarit të komunës së Junikut për prefekturën e Prizrenit, bënë të ditur "skemën" e grabitjeve sllave ndaj popullsisë shqiptare.

Për mospagimin e të hollavet, në këtë kohë nëpunësit përkatës përgatitshin këtë plan:

Vijshin dhe kërkojshin të hollat bash në kohën ma të papërshtatshme dhe nuk epshin aspak afat për pagimin e taksës, prandaj merrshin gjanë e gjallë qi gjejshin, ushqimin e bagëtivet, teshat shpijake e sidomos pajen e nusevet të reja të martueme rishtas. Kolonizatorët malazez bajshin kontratë me nëpunësin, prandaj kur qitej gjaja për t’u shitë nuk guxonte asnjë shqiptar për t’u afrue dhe për të ble gjana që shiteshin, por e blejshin ata të paracaktuemit me të dhjetën e çmimit. Një sasi të hollash ua jepnin nëpunësve dhe mandej çojshin në shtëpi pasunin. Po sa vinte i shkreti shqiptar me të holla, shkonte tek ai që qi kishte ble gjanë, i cili ia shiste dhjetë herë ma shtrenjtë se sa e kishte ble. Në këtë mënyrë dinari i caktuem për taksë bëhej dhjetë dhe taksa shtohej përditë. Ka ndodhë që një personi iu kanë kërkue nji herë treqind dinarë dhe mandej kur ka mbërritë ju kanë ba tremijë dinarë. Për të mujt me nxjerrë ndonjëherë afat duhej t’i epshin të holla, ryshfete atyne personave qi tagrambledhsit mbajshin me veti. Prandaj kuptohet se ai njeri që kishte fat me u shoqnue me ta, ndonëse faqezi, përfitonte shumë.

Të quejtunit Zyber Ramës, për arsye se kishte shumë për të paguar dhe se nuk kishte mënyrë tjetër për të pague aty i kanë marrë këto gjana: 22 qerre sanë, dy arka tesha grash dhe burrash të çmueshme për 2 300 dinarë. Nëpunësi veprues ka qenë tagrambledhësi Milena Popoiç. Haxh Zyberit i kan marrë nji pend qe dhe nji lopë për 1 300 dinarë.

Ndërkohë që nuk ka shpëtue njëri, të cilit të mos i jetë ba ndonjë dhunë e tillë, sikurse nuk ka njeri të ketë shpëtue pa u rrah në mënyrën ma mizore, prandaj nuk po zgjatemi me përshkrime të tjera.

Ndër nëpunësit ma të këqij dhe ma mizorë dhe që kanë pasë për qëllim shfarimin e farës shqiptare janë: Muj Kapiteni, i cili ishte kryetar i komunës dhe kishte me u dashtë një libër i veçantë për të përshkrue të zezat e tij; komandanti i postës, Pjetër Pjetroviçi, i cili për t’i gjobitë mirë njerëzit u thonte se keni armë, prandaj i gjobitke me sasina të konsiderueshme të hollash dhe Mihal Boshkoviçi.

Në kohën e shkatërrimit të Serbisë janë vra në ndeshjet që kanë ba malazeztë: Uk Lushi nga lagja Berishë e katundit Junik dhe Shaban Paleshi dhe janë plagosë Sadik Jusufi e Mehmet Sahiti nga lagjia Gacaferr, Muharrem Sadiku nga lagja Qok.

Ky është shkurtimisht raporti i barbarizmave sllave të kryeme gjatë periudhës së nalt tregueme në rajonin e kësaj komune.

Shtojmë se ajo ashtë e qindta pjesë e atyne barbarizmave, por se ishte fare e pamundun përshkrimi i përgjithshëm i të gjitha fakteve.

Kryetari i Komunës Junikut

Jah Salihi d.v.

Prizren, më 31. X. 1944 Vërtetohet

Kryesekretari i Prefekturës

Niko Lafe

(AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 4)

Lista e personave të damtuem nga sllavët tradhtisht të rrethit të Nënprefekturës Suharekës:

Ram Bllaca, nga katundi Bllacë, në vitin 1927 asht vra nga shteti jugosllav. Ndërhyrsat e vrasjes kanë qenë Kostiqët e Prizrenit dhe Naçallniku i Suharekës.

Isa Ademi dhe Fasli Baftija, nga katundi Greqevc, më 9. IV. 1912, vriten nga prita prej sllavëve.

Halil Velija dhe Sefer Emini, nga katundi Nishnueri, më 9. IV. 192, vriten nga prita prej sllavëve.

Osman Syla, Halit Syla, Ramadan Baftjari, Shaban Syla, nga katundi Vranic, janë therë me thika më 1912.

Bajrma Fasllinë, nga katundi Maqitavë, e kanë pre në Prizren me Osman Sylën më 1912.

Xhel Iljazin, nga katundi Maqitavë, më 1919, e kanë therë duke i thanë se po mban komitat shqiptare.

Rrustem Osmanin, më 1920, Xhelë Esatin, më 1925, Rrustem Azemin, më 1921, që të tre nga katundi Mushtisht, i kanë vra pa asnjë arsye.

Musli Demën, nga katundi Vraniq, më 1935, e kanë vra pa asnjë arsye.

Rexh Abazi, nga katundi Maqitavë, më 1935, e kanë vra natën.

Xhem Destanin, nga katundi Delloc, rojtar i pyjeve, më 1924 e kanë vra tue i thanë se ke vra shkiet.

Sejdi Ram Bajraktari, nga Suhareka, më 1920 e 1927, asht gjuejt prej sllavëve për arsyena shqiptare.

Sadik Mehmeti, nga katundi Peçan, më 1927 e 1929 burgos e vuejtje të tjera për arsye shqiptare.

Vërtetohet njisia

Arshivisti i Nënprefekturës Suharekës

Perlat Mema d. v.

Suharekë, më 8. IX. 1944

Vërtetohet

Kryesekretari i Prefekturës

Niko Lafe

Prizren, më 31. X. 1944

(AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 5)

Mbretnija Shqiptare

Komuna e Kl. I-rë Sdreckë

Nr. 254 Sdreckë, më 29. VII. 1944

P. T.

Prefekturës

Prizerend

Në lidhje me urdhënin Tuaj nr. 1063, datë 17. VII. 1943, kemi nderin t’ju njoftojmë se me hetimet e imta të bame në rajonin e kësaj komune gjatë sundimit të Jugosllavisë për kondra elementit shqiptar janë bamë këto masakrime:

Në vitin 1923 asht vramë i qyejtuni Qazim Xhemaliu nga katundi Gornisellë. Vrasja ashtë ba në këto rrethana: Viktima pat shkue për vizitë me gjithë bashkëshorten e tij në katundi Drajçiç të kësaj komune tek fisi i vet i quejtuni Bajram Ademi. Aty kanë shkue natën dhe e kanë marrë dhe shoqnue për në lagjen Bogoshovc të katundit Sdreckë dhe pikërisht në vendin “PESOK“ e kanë masakrue, tue qenë i lidhun duarsh e kambësh. Vrasësit janë të quajturit Kersto Mandushi nga katundi Sdreckë si dhe Gjorgje Vuçkoviçi nga katundi Gornisellë, së bashku me tre gjindarm serb. Arsyeja e vrasjes ka rrjedhun nga që kishte vendosë shoqnija e çetnikëve me qendrën në Sdreckë, të cilën në atë kohë e kryesonte i naltpërmenduni Kersto Mandushi. Thuhet se për vrasjen e këtij katundi Sdreckë i ka pague shoqnis çetnike nji sasi paresh që kjo jau ka dorëzue gjindarmvet që patën marrë pjesë në masakrimin e viktimës. Viktima ishte idealist shqiptar dhe nga kjo arsye asht vramë.

Kryetari i Komunës Kl. I

Sejdi Sejdorati d. v.

Vërtetohet

Kryesekretari i Prefekturës

Niko Lafe

Prizren, më 31. X. 1944

(AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 6)

Mbretnija Shqiptare

Komuna e Llokovicës

Nr. 147 Llokovicë, më 7-9-1943

P. T.

Prefekturës

Prizerend

Përgjigje urdhënit nr. 1063, datë 17. 7. 1943

Kemi nderin t’u njoftojmë se, në hetimet e zhvillueme deri më sot mbi barbarizmat sllave kundra shqiptarëve, kemi konstatue se në vitin 1912, në katundin Reçan të kësaj komune, ushtria ushtarake e Serbisë tuej qenë t’udhëzueme prej civilave Kersto Mandushi, që sot gjendet i gjallë, Jovan Gaxhes dhe familjes Velikin, që të gjithë nga katundi Sterckë, ditën kanë marrë përdhunisht të quejtunin Bajram Haxhi Hajdarin nga katundi Reçan dhe çue ndërmjet rrugëve Lubinjë e Streckë, ku aty ia kanë pre buzët, hundët, nxjerr thonjtë e gishtave, mandej nxjerr sytë, e ma së fundi pre me sakica dhe shpërnda mishin e tij andej-këndej. Vdekja e tij ashtë zgjatë nga mundimet 24 orë. Arsyeja e mbytjes së tij ka kenë pse i përmenduni paska kenë njeri trim dhe i pashëm.

Po n’atë vit prapë fuqija ushtarake, tuj kenë të udhëzueme prej të sipërpërmendunve nga Strecka, në katundin Reçan kanë ba barbarizma tuj marrë njerëzit e shti me krye në zjarr e ba disa grabitje të hollash tuj detyrue t’i paguanin ose do t’i vritnin. Personat e munduem janë: Haxhi Rashitit 10 lira turke ari, Mustafa Arsllanit 25 lira, Haxhi Hajdarit 10 lira. Të gjithë këta persona, mbas mundimeve që u kanë ba, i kanë detyrue t’ju dorëzojnë të hollat e sipër shënueme, përveç grabis që ju kanë ba ndër dyqane e shtëpija tuj marrë unazat e vathet e grave, sexhadet e gjanat e tjera të kushtueshme. Bile sot në shtëpi të Kerst Mandushit ende gjindet llamba e grabitun prej tij Zeqir Sylejmanit nga Reçani.

Ka edhe disa barbarizma të vogla, por janë të kahershme dhe pa fakte, por këto që përshkruam sipër janë të vërteta, mbasi marrësit pjesë në këto barbarizma janë gjallë ende sot në komunën e Streckës.

Kryetari i Komunës

Fadil Xhabija d. v.

Vërtetohet

Kryesekretari i Prefekturës

Niko Lafe

Prizren, më 31. X. 1944

(AQSH, Fondi 410, Viti 1944, Dosja 58, fleta 7